By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: DioGuardi luajti rol qendror për zërin e shqiptarëve në Amerikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Kurti: DioGuardi luajti rol qendror për zërin e shqiptarëve në Amerikë
Ballina 1

Kurti: DioGuardi luajti rol qendror për zërin e shqiptarëve në Amerikë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/28 at 1:25 PM
Kosova Times Published September 28, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar kontributin e Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij, Shirley, për çështjen e Kosovës në politikën amerikane.

 

“Çdo shqiptaro-amerikan, pavarësisht pikëpamjeve apo përkatësive politike, e pranon se Joe DioGuardi luajti një rol qendror për zërin e shqiptarëve në politikën amerikane në një kohë vendimtare për Kosovën. Ai ishte personi që u hapi dyert e politikës amerikane shqiptarëve, kur jo shumë njerëz ishin të interesuar të dëgjonin për vuajtjet tona në ish-Jugosllavi,” ka shkruar Kurti.

Kurti ka theksuar se përveç Joe DioGuardit, një rol të veçantë ka pasur edhe bashkëshortja e tij, Shirley DioGuardi, e cila ka qenë gjithmonë pranë tij në përpjekjet për çështjen e Kosovës.

“Teksa ai qëndronte në krah të vërtetës dhe popullit tonë, përkrah tij qëndronte bashkëshortja e tij, Shirley. Bashkë, lobuan te Presidenti Clinton për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, duke u siguruar që Bosnja të mos përsëritej; mbrojtën UÇK-në si një ushtri çlirimtare me një kauzë të drejtë; bindën administratën Bush se pavarësia e Kosovës nuk duhej të vonohej dhe në vitin 2008 kjo u bë realitet; dhe deri më sot, kanë punuar pa u ndalur në Uashington DC për t’u siguruar që përgjegjësia të vendoset aty ku i takon, mbi ata që minojnë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar më tej kryeministri në detyre.

Kurti ka uruar DioGuardin dhe bashkëshorten e tij për ditëlindjet. “Mbrëmë Joe festoi ditëlindjen e 85-të, kurse Shirley të 75-të. Veprat e tyre janë shembulli i shkëlqyer se çfarë dy amerikanë, të udhëhequr nga ndërgjegjja dhe miqësia, mund të bëjnë për një popull që lufton për lirinë e tij”, ka theksuar ai në Facebook.

You Might Also Like

Osmani: Toleranca ndaj diskriminimit në Luginën e Preshevës ka mbaruar

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Osmani në takim me McGurk, në fokus zgjedhjet dhe forcimi i demokracisë

Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja

Kosova Times September 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fillon rimbursimi për 10%-shin e tërhequr nga Trusti

Kosova Times Kosova Times August 2, 2023
Abdixhiku: Rruga e re ka filluar dhe nuk do të ndalet
Turisti britanik, 71 vjeç, vdes në Kretë pasi nuk u ndje mirë gjatë notit në det dhe u rrëzua në plazh
Qeveria do të mbajë mbledhjen e radhës
PZAP hedh poshtë kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?