By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Forcat e Armatosura të Ukrainës sulmuan uzinën e mbrojtjes Elektrodetal në rajonin e Bryansk
September 29, 2025
Çfarë po ndodhe? Trump mbledh qindra gjeneralë dhe admiralë amerikanë në një takim të papritur
September 29, 2025
Lufthansa planifikon të shkurtojë 4,000 vende pune deri në vitin 2030
September 29, 2025
Kurti në New York: Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes Kosovës dhe SHBA-së
September 29, 2025
Rexhepi takon ekspertët e BE-së për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
September 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Himara vijon sezonin edhe në shtator
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Himara vijon sezonin edhe në shtator
Turizëm

Himara vijon sezonin edhe në shtator

Kosova Times
Last updated: 2025/09/29 at 10:47 AM
Kosova Times Published September 29, 2025
Share
SHARE

Himara nuk është vetëm një destinacion veror për mijëra pushues vendas e të huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet, por edhe një përjetim i plotë i natyrës, historisë dhe mikpritjes së veçantë që e karakterizon këtë zonë.

Një veçanti e këtij sezoni ishte fakti që turizmi nisi më herët se zakonisht, që në fund të prillit dhe fillimin e majit dhe po vijon ende edhe në fund të shtatorit. Nëse sot bën një shëtitje në rrugët e Himarës, vihet re qartë se edhe në këtë stinë të vjeshtës
qyteti vijon të jetë i gjallë dhe mikpritës.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo tha në një intervistë për ATSH-në se sezoni turistik i këtij viti në Himarë ishte i suksesshëm, me një rritje prej 12–18% të numrit të turistëve në secilin prej muajve kryesorë të verës (qershor, korrik dhe gusht).

Aktualisht, tha Tavo, shumë struktura akomoduese dhe ofrues shërbimesh turistike vijojnë të jenë aktive, ndaj shifrat përfundimtare të numrit të vizitorëve mbeten ende për t’u analizuar.

Himara vazhdon të presë turistë ndërsa moti i ngrohtë ka favorizuar shtyrjen e sezonit më tej.

Megjithatë, sipas Tavos, ky vit solli edhe sfida, pasi rritja e ndjeshme e numrit të turistëve dhe fluksi i madh i vizitorëve kërkojnë kapacitete më të mëdha në administrim dhe menaxhim, për të garantuar shërbime cilësore dhe një përvojë sa më të mirë për çdo vizitor.

Himara po zgjidhet gjithnjë e më shumë dhe përtej muajve të verës, veçanërisht nga vizitorët e huaj që preferojnë një atmosferë më të qetë, larg fluksit të lartë të korrikut dhe gushtit.

“Ky fluks i vazhdueshëm turistësh në shtator dhe tetor dëshmon potencialin e madh të Himarës për t’u zhvilluar si një destinacion turistik gjithëvjetor, duke kombinuar detin, natyrën, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen e zonës. Plazhet e Himarës mbeten mikpritëse edhe në vjeshtë, nga Livadhi me hapësirat e gjera, Potami me burimet e freskëta, deri te Porto Palermo që ruan hijeshinë e historisë. Rrugicat me kalldrëm dhe jeta lokale i japin ngjyrë kësaj periudhe, me vjeljen e ullinjve, verën e re dhe aromat tradicionale”, tha Tavo.

Por, vijon Tavo, Himara nuk është vetëm bregdet.

“Fshatrat e Njësisë Administrative Horë–Vranisht ofrojnë një përvojë ndryshe, me agroturizëm, traditë dhe bukuri malore që tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë. Turistët kanë mundësi të shijojnë ushqimet bio, mikpritjen e shtëpive karakteristike dhe natyrën e paprekur, duke e bërë këtë zonë një plotësim të vyer të turizmit bregdetar. Në çdo stinë, Himara bashkon qetësinë dhe aventurën, duke i bërë vizitorët ta ndjejnë si shtëpi”, tha Tavo.

Himara mbetet xhevahir në rivierën shqiptare, falë plazheve të saj të shumta dhe gjireve të veçantë që ofrojnë një përvojë unike për çdo vizitor.

Kryebashkiaku Tavo u shpreh se duke qenë bashkia me vijën më të gjatë bregdetare në vend, oferta turistike është e larmishme dhe gjithëpërfshirëse.

Ndër plazhet dhe gjiret më të vizituara këtë vit përfshihen: Palasa, Dhërmiu, Jala, Potami, Livadhi, Akuariumi, Filikuri, Spile, Porto Palermo, Llamani, Qeparo, Borsh, Lukovë, Bunec, Kakome, si dhe disa prej perlave të natyrës si Gjiri i Gjipesë apo Gjiri i Krorezës, të cilët çdo vit tërheqin gjithnjë e më shumë turistë për bukurinë dhe autenticitetin e tyre.

“Kjo tregon se çdo cep i territorit të bashkisë Himarë, nga plazhet më të mëdha me infrastrukturë bashkëkohore deri te gjiret më të fshehtë e spektakolarë, ka qenë i preferuar dhe i vizituar, duke forcuar më tej pozicionin e Himarës si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Shqipëri”, tha Tavo.

Sa i përket nismës për vendosjen e çadrave falas në plazhet publike, Tavo theksoi se ky ishte një shërbim i ri dhe si çdo risi, solli me vete sfida dhe të papritura, por u prit me shumë pozitivitet nga turistët vendas dhe të huaj.

“Këtë sezon u vu re një interesim i shtuar për plazhet publike, veçanërisht për ato ku ishin vendosur çadra falas, të cilat rezultuan ndër më të frekuentuarat. Edhe pse në këtë fazë pilot shërbimi ishte i kufizuar në shifra (plazhet Spile, Potam dhe Qeparo), nisma rezultoi një sukses”, vuri në dukje Tavo.

Sipas kryebashkiakut, ky sukses inkurajon zgjerimin e këtij modeli të plazheve publike dhe përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve që ofrohen aty, duke rritur cilësinë dhe aksesin për të gjithë pushuesit.

Përveç plazheve dhe bukurive natyrore, Himara ka fatin të ofrojë edhe një trashëgimi të larmishme kulturore e historike, e cila po kthehet gjithnjë e më shumë në një atraksion të rëndësishëm turistik.

Disa nga monumentet më të vizituara këtë sezon kanë qenë Kalaja e Porto Palermos, Kalaja e Himarës, Kalaja e Borshit, si dhe një sërë kishash dhe manastiresh të vjetra, veçanërisht në Himarë, Dhërmi, Vuno dhe Qeparo. Ndër më të spikaturit mund të përmendim Manastirin e Shën Theodhorit në Qeparo, Kishën e Shën Mërisë në Dhërmi, Kishën e Shën Mihalit në Vuno, si dhe kishat brenda mureve të Kalasë së Himarës.

Kryebashkiaku Tavo bëri të ditur se sipas të dhënave paraprake, vizitat në këto monumente kanë shënuar një rritje me rreth 50% krahasuar me vitin e kaluar, duke dëshmuar qartë se turizmi kulturor po bëhet një komponent i rëndësishëm i zhvillimit turistik të Himarës.

“Ky trend është një thirrje e qartë për vizionin e bashkisë sonë, e cila synon zgjerimin e ofertës turistike përtej sezonit veror dhe kthimin e Himarës në një destinacion të vizitueshëm përgjatë të gjithë 12 muajve të vitit”, theksoi ai.

Duke iu përgjigjur këtyre zhvillimeve, bashkia Himarë e ka vendosur fokusin kryesor tek investimet në përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim ofrimin e një turizmi dinjitoz dhe plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme për vizitorët dhe banorët.

Gjatë këtij viti janë realizuar ndërhyrje të rëndësishme, duke përfshirë rikonstruksione të thella të rrugëve, riorganizimin e hapësirave publike, investime në ujësjellës dhe linja elektrike, ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujit, si dhe ndriçimin e çdo rruge dhe fshati të bashkisë Himarë.

“Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rregullimit të trafikut brenda qytetit të Himarës, përmes vendosjes për herë të parë të një sensi unik, çka shmangu trafikun e rënduar që krijohej zakonisht gjatë sezonit veror. Po ashtu, u vendos sinjalistika rrugore, vijëzime, parkime publike të menaxhuara dhe disiplinim i tyre, duke rritur standardin e qarkullimit dhe lehtësuar lëvizjen”, theksoi Tavo.

Në të njëjtën kohë, bashkia ndërmori masa për disiplinimin e niveleve të zhurmës dhe muzikës, duke synuar krijimin e një atmosfere sa më të këndshme për turistët dhe komunitetin lokal.

“Për vitin e ardhshëm, projektet prioritare do të vijojnë në këtë drejtim, me investime në zgjerimin dhe rikualifikimin e infrastrukturës rrugore, krijimin e më shumë hapësirave publike e pedonale, përmirësimin e gjelbërimit dhe ndriçimit urban, si dhe forcimin e kapaciteteve të menaxhimit mjedisor. Këto masa synojnë jo vetëm përmirësimin e përvojës së vizitorëve, por edhe ngritjen e cilësisë së jetesës për banorët e Himarës”, tha Tavo./ATA

/k.s/j.p/

You Might Also Like

Qyteti duket si një shesh xhirimi filmash

BBC: Turizmi masiv pothuajse shkatërroi ‘perlën e Adriatikut’. Ata po kundërpërgjigjen me këto lëvizje

Lundrimi në tregjet e Marrakeshit: Një udhëzues i dorës së parë për blerje pa stres

Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht

Kosova Times September 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Masakra e Tusuzit dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë

Kosova Times Kosova Times May 26, 2024
Giorgio Armani shërohet pas shtrimit në spital
Gjithçka gati për ndeshjen Kosova-Rumania
Rama: Aeroporti i Vlorës gati në fund të vitit për teste të certifikimeve
I veshur me uniformë, voton veterani i UÇK-së, Muhamet Kuka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?