Në fshatin Zajm të Klinës, të hënën ndodhi një aksident i rëndë trafiku mes një kamioni, një kombi dhe një veture. Si pasojë, humbën jetën dy persona.

Një ditë më vonë, të martën, në fshatin Begrac të Kaçanikut, u regjistrua një tjetër aksident me pasoja fatale. 77-vjeçari, veteran i UÇK-së, ndërroi jetë nga plagët e marra pas përplasjes së dy veturave.

Të premten, ndodhi një tjetër aksident tragjik në fshatin Treboviq. Viktimë ishte 15-vjeçari.

Po atë ditë, në Suharekë, në ambientet e Fabrikës së Ballkanit, ndërroi jetë një person. Ai u godit aksidentalisht nga një pjesë metalike e një vinçi gjatë kohës sa ishte në punë. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, ai nuk arriti të mbijetojë.

Të dielën në rrugën mes fshatrave Duhël dhe Carralevë, ndodhi një tjetër aksident me fatalitet. Një pasagjer humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Në po të njëjtën ditë, në fshatin Lybeniq të Pejës, u gjet pa shenja jete trupi i një perosni, Ai kishte rënë në një pus, dhe autoritetet dyshojnë se ngjarja ndodhi aksidentalisht.