By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti ne Shqiperi i qëndrueshëm me vranësira kalimtare
November 16, 2025
Misteri i Trekëndëshit të Bermudës, ku u zhdukën 50 anije dhe 20 aeroplanë, më në fund u zgjidh?
November 16, 2025
Horoskopi ditor për 16 nëntor 2025
November 16, 2025
Sot në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
November 16, 2025
Ministri në detyrë i Sportit përgëzon Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sekretarja e Jashtme britanike flet për rolin e Britanisë ndaj Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sekretarja e Jashtme britanike flet për rolin e Britanisë ndaj Kosovës
Ballina 1Lajme

Sekretarja e Jashtme britanike flet për rolin e Britanisë ndaj Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/09/29 at 9:30 PM
Kosova Times Published September 29, 2025
Share
SHARE

Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ka folur për atë sesi Britania e qëndroi pranë Kosovës në ditët tona më të vështira. Ajo në një konferencë nga ishulli ka folur se si kosovarët nderuan flamurin anglez në Kosovë, gjatë ndeshjes së futbollit mes dy vendeve.

 

Sipas saj, një flamur në anën e një kamioni ushtarak që ka bërë diferencën mes jetës dhe vdekjes për njerëz që përballeshin me masakra në Kosovë.

“Dhe nëse ndokush nuk e beson këtë, le të kthehet gjashtë vite pas, kur ekipi i meshkujve të Anglisë në futboll luajti një ndeshje kualifikuese në Kosovë, dhe lojtarët u rreshtuan për himnet kombëtare. Kur filloi të luhej “God Save The Queen”, çdo tifoz kosovar në stadium ngriti lart flamurin(anglez), dhe mes tyre një banderolë që shkruante: “na dhatë shpresë për liri. Dhe ata valëvitën flamurin tonë me krenari, duartrokitën himnin tonë me ngrohtësi, dhe kënduan emrin e Mbretëreshës sonë. Sepse ata e kujtonin se si Britania kishte qëndruar përkrah tyre. Kjo është ajo për të cilën përfaqëson vendi ynë në mbarë botën, dhe kjo është ajo që duhet të vazhdojmë të jemi gjithmonë”, tha sekretarja britanike.

Sekretarja britanike, tha se çdo njeri ka të drejtën të jetojë i lirë nga frika. “Pas luftës në Kosovë dhe krizës në Ballkan, shpresuam se nuk do të shihnim më luftë në Evropë. Do të dëgjoni njerëz në çdo kontinent të flasin me admirim për Familjen tonë Mbretërore dhe Parlamentin tonë, trashëgiminë dhe kulturën tonë, forcat tona të armatosura dhe universitetet, letërsinë, muzikën, filmin dhe sportin që i kemi dhënë botës, shpikjet britanike që kanë ndryshuar historinë. Por më shumë se kaq, ata do t’ju thonë se flamuri ynë përfaqëson drejtësinë, ndershmërinë, tolerancën dhe dinjitetin”, tha ajo.

“Në këtë konferencë, tridhjetë vjet pas përdorimit të tmerrshëm të përdhunimit dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet gjithashtu të sigurohemi që të ketë një mbrojtje shumë më të fortë për gratë dhe vajzat në Sudan, Myanmar dhe konflikte të tjera që po ndodhin sot”, tha ajo në konferencën e Laburistëve që po mbahet në Liverpool,

Prandaj, ajo tha se i paralajmëron të gjithë ata që janë përgjegjës për orkestrimin e dhunës seksuale se një ditë do të përballen me drejtësinë, pavarësisht se sa kohë do të duhet, “ndërsa ne kërkojmë një fund të përdorimit të përdhunimit si një armë lufte”, tha Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper.

Yvette Cooper u emërua Sekretare e Shtetit për Punët e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim më 5 shtator 2025. Ajo ka qenë më parë Sekretare e Shtetit për Punët e Brendshme nga 5 korriku 2024 deri më 5 shtator 2025. Ajo u zgjodh deputete për Pontefract, Castleford dhe Knottingley në korrik 2024.

You Might Also Like

Moti ne Shqiperi i qëndrueshëm me vranësira kalimtare

Sot në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ministri në detyrë i Sportit përgëzon Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë

Kurti pas fitores: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim

Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026, presidentja Osmani feston fitoren

Kosova Times September 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kërkohet shkarkimi krerëve të Klinikës së Kardiologjisë

Kosova Times Kosova Times September 29, 2023
Vitia: Klinika e Onkologjisë është transformuar, do të vazhdojmë me Urologjinë dhe Emergjencën
Ministria e Jashtme gjermane zbuloi një fushatë dezinformuese ruse në platformën X
Horoskopi ditor për 11 Mars 2024
Aksident automobilistik në Turqi: Nga përplasja zinxhirore mes makinave, autobusëve dhe kamionëve humbën jetën 11 persona, mbi 50 pasagjerë në spitale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?