By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Covey: Thaçi kishte marrëdhënie komplekse me komandantët e UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Covey: Thaçi kishte marrëdhënie komplekse me komandantët e UÇK-së
Ballina 1Lajme

Covey: Thaçi kishte marrëdhënie komplekse me komandantët e UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/09/30 at 11:02 AM
Kosova Times Published September 30, 2025
Share
SHARE

 Ka nisur dëshmia e tij pranë dhomave të specializuara në Hagë, dëshmitari i katërt i mbrojtjes, amerikani Jock Covey, zëvendës kryesor i përfaqësuesit special të Sekretarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, Bernard Kouchner, gjatë viteve 1999-2001.

 

Duke folur për një takim në të cilin Bernard Kouchner kishte udhëtuar në Kosovë në shtator të vitit 1999 për t’i bindur komandantët e zonave për përmbushjen e kushteve të demilitarizimit, Jock Covey tha se Hashim Thaçi nuk kishte folur fare dhe se marrëdhënia e tij me komandantët e zonave ishte e ndërlikuar.

“Kjo më kujtohet shumë qartë, dukej sikur po konfirmonte fuqishëm atë që ne besonim që në fillim lidhur me zotin Thaçi kur e njohëm. Pra, ai kishte një marrëdhënie të vështirë dhe komplekse me komandantët e UÇK-së në terren, dhe ata treguan pak ose aspak respekt ndaj tij”, tha dëshmitari.

Mbrojtja: Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-në, sipas Jock Covey-t

Luka Mishetiq, avokat i mbrojtjes së Hashim Thaçit, tha se Jock Covey, i cili gjatë viteve 1999-2001 ka shërbyer si zëvendës kryesor i përfaqësuesit të posaçëm të OKB-së, Bernard Kouchner, do të tregojë për rolin që Thaçi ka pasur gjatë asaj kohe.

Mishetiq, duke u thirrur në konstatimet e Coveyt, tha se kanë arritur në përfundimin që Thaçi nuk ka pasur autoritet real mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk ka qenë në pozicion që të organizojë ose ndalojë dhunën që ka ndodhur gjatë verës së vitit 1999.

“Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e mandatit të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, sipas rezolutës së OKB-së 1244, dhe ka punuar ngushtë me përfaqësues vendorë, me aktorë të ndryshëm si dhe figura politike në Kosovë, përfshirë këtu edhe zotin Thaçi. Ai ka dhënë prova lidhur me rolin e Thaçit dhe punën që ka bërë në bashkëpunim me UNMIK-un për të ndihmuar stabilizimin e Kosovës, duke folur kundër akteve të dhunës, duke bërë thirrje për tolerancë, duke kryer kështu demilitarizimin e UÇK-së dhe duke mbështetur krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës dhe forcave mbrojtëse të Kosovës. Gjithashtu, ka marrë pjesë në përpjekjet për të përfshirë pjesëmarrjen lokale në qeverisje përmes Këshillit të Përkohshëm të Kosovës dhe strukturave të administratës së përkohshme. Konstatimet e tij e kanë bërë që të arrijë në përfundimin se Thaçi nuk ka pasur autoritet real mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk ka qenë në pozicion që të organizojë ose ndalojë dhunën që ka ndodhur gjatë verës së vitit 1999. Roli dhe ambiciet e Thaçit ishin të një politikani që ka treguar se ishte i gatshëm të punojë me UNMIK-un dhe që gjithashtu ishte i aftë të gjente kompromis”, tha Mishetiq.

Jock Covey, dëshmitari i katërt në mbrojtjen e Hashim Thaçit në Hagë

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë është Jock Covey. Covey ka qenë zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së në Kosovë, në kuadër të UNMIK-ut. Në atë kohë, ai ishte zëvendës i Bernard Kouchnerit.

Covey ka ndihmuar në ndërtimin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes dhe ka pasur një rol aktiv në sundimin e ligjit, ruajtjen e paqes dhe menaxhimin e situatës pasluftës në Kosovë.

Ai pritet të dëshmojë për bashkëpunimin me Hashim Thaçin, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe gjendjen në Kosovë gjatë periudhës kur ai ka shërbyer.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times September 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kërkojnë që Vulin të shkarkohet sepse rrezikohet siguria kombëtare e Serbisë

Kosova Times Kosova Times July 12, 2023
Me rastin e 99 vjetorit te lindjes: Muzeu “Alija Izetbegoviq” organizoi manifestimin “Ditët e hapura”
Konferenca e dytë e prodhuesve të qumështit: një mundësi për zhvillim dhe bashkëpunim
Filharmonia e Kosovës mban koncert në Zvicër
Osmani: Koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?