By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
September 30, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
September 30, 2025
Osmani: Lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është e pathyeshme
September 30, 2025
Kurti takoi senatorin Gary Peters, e falënderon për mbështetje të Kosovës
September 30, 2025
Nisma Socialdemokrate vazhdon fushatën zgjedhore në Mitrovicë
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë nënkupton vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çfarë nënkupton vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin?
Ballina 1Lajme

Çfarë nënkupton vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin?

Kosova Times
Last updated: 2025/09/30 at 6:57 PM
Kosova Times Published September 30, 2025
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese, përmes vendimit të saj të 30 shtatorit, vetëm ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende, dhe ky proces nuk përfundon pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, thotë njohësi i të drejtës dhe gjyqësisë Kushtetuese, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Megjithatë, siç thotë ai, njoftimi i Gjykatës Kushtetuese nuk sqaron nëse procedurat për votimin e tre nënkryetarëve shqiptarë të Kuvendit dhe të Emilija Rexhepit, për nënkryetare të Kuvendit nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë, janë legjitime.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të japë sqarime të sakta në arsyetimin e saj për vendimin, i cili, bazuar në praktikat e deritanishme, duhet të publikohet dhe të hyjë në fuqi brenda një jave.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Bugaqku, Gjykata Kushtetuese e ka publikuar njoftimin për vendimin në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë, siç është thënë të “procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të seancave më 26 dhe 28 gusht 2025 për konstituimin e Kuvendit, bazuar në kërkesën e parashtruar nga Igor Simiq, si përfaqësues i Listës Serbe, dhe nëntë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Si e keni parë vendimin?

Vullnet Bugaqku: Në fakt, nuk është aktgjykim i plotë. Është një njoftim preliminar, ku Gjykata (Kushtetuese) i ka publikuar disa nga pikat kryesore të dispozitivit të aktgjykimit, i cili ende nuk është publikuar si i plotë. Në kuadër të këtyre dispozitivave, Gjykata, me anë të këtij vendimi, vetëm siguroi që Kuvendi, si institucion, ende nuk është i konstituuar, sepse nuk e ka zgjedhur edhe nënkryetarin që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Pra, u legjitimua fakti që nuk ka konstituim të Kuvendit pa u zgjedhur kryetari dhe të gjithë nënkryetarët. Pra, në këtë rast, duhet të zgjidhen të gjithë nënkryetarët e Kuvendit, në atë mënyrë që të konsiderohet se seanca është e përfunduar dhe Kuvendi është i konstituuar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, gjatë një konference për media më 1 shtator 2025.

SHIKONI EDHE:

Ka a s’ka Kuvend?

Pra, pika një (1), kjo është – që unë po e quaj kështu – lajm me rëndësi, fakti që Gjykata e legjitimoi edhe një herë situatën që Kuvendi i Kosovës nuk konsiderohet i konstituuar, nëse nuk zgjidhet kryetari dhe të gjithë nënkryetarët.

Pjesa tjetër e dispozitivave është pjesë teknike më shumë, në kuptimin që Gjykata vendos një afat 12-ditësh të mbetur për deputetët e Kuvendit, që nga hyrja në fuqi e aktgjykimit. Brenda këtij afati të mbetur ta konstituojnë Kuvendin, pra, rrjedhimisht ta zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb, që duhet ta përfaqësojë në Kryesinë e Kuvendit. Rrjedhimisht, i fton ose i urdhëron deputetët, që në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, ta konstituojnë Kuvendin dhe ta zgjedhin nënkryetarin e mbetur.

Deri më tani, ky është një lloj njoftimi preliminar, por për të kuptuar ecurinë e mëtutjeshme të mënyrës se si duhet të veprohet me rastin e seancës për zgjedhjen e këtij nënkryetari, unë vlerësoj se duhet pritur arsyetimin e plotë – pra, publikimin e plotë të vendimit të Gjykatës. Unë besoj që në arsyetim, për secilën pikë të këtij dispozitivi, Gjykata do t’i japë sqarimet e nevojshme se si dhe në çfarë mënyre duhet të procedohet më tutje.

Radio Evropa e Lirë: Nga ky njoftim i Gjykatës Kushtetuese, a kuptohet nëse zgjedhja e nënkryetarëve shqiptarë është proces i vlefshëm apo duhet kthyer ky proces sërish nga fillimi?

Vullnet Bugaqku: Në bazë të këtij njoftimi të publikuar pak më herët, unë nuk e kam të qartë se si duhet të interpretohet kjo çështje. Për këtë arsye, mendoj se duhet pritur vendimi i plotë dhe arsyetimi i plotë.

Sepse nëse Gjykata, në pikën një (1), ka konstatuar që Kuvendi nuk është i konstituuar dhe nuk ka përfunduar ende, të themi, konstituimi i Kuvendit, si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, atëherë mbi këtë çështje Gjykata në arsyetim duhet të sqarojë nëse e ka legjitimuar ose jo procedurën e ndjekur për zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë dhe për zgjedhjen e nënkryetares nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë.

Në arsyetim, besoj që Gjykata do ta sqarojë këtë fakt, këtë element dhe mbase mund t’i japë dy vlerësime në këtë situatë. Pra, vlerësimi i parë: që procedura e ndjekur deri më tani është procedurë e rregullt për sa i përket zgjedhjes së nënkryetarëve shqiptarë – në këtë rast të tre nënkryetarëve të propozuar nga partitë më të mëdha shqiptare. Në arsyetim mund t’ia sqarojë kryetarit të Kuvendit që, tani e tutje, procedurën ta vazhdojë njëjtë sikurse e ka vazhduar me rastin e zgjedhjes së tre nënkryetarëve shqiptarë. Pra, të kërkojë që të vazhdohet në përputhje me paragrafin 1 të nenit 67, për sa i përket zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas praktikës së deritanishme parlamentare. Po e konsideroj kështu, sepse nuk e kam aktgjykimin e plotë.

Mund të jetë edhe fakti tjetër që Gjykata mund ta legjitimojë edhe zgjedhjen e zonjës Emilija Rexhepi. Rrjedhimisht, në këtë situatë, u kërkon deputetëve që brenda 12 ditësh ta votojnë një kandidat të propozuar nga radhët e subjektit parlamentar që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Bugaqku, ua bëra këtë pyetje, sepse në njoftimin për vendim, Gjykata Kushtetuese nuk e saktëson nëse zgjedhja për nënkryetare të Kuvendit e zonjës Emilija Rexhepi, si përfaqësuese e komuniteteve joshumicë joserbe është e vlefshme ose jo. Ndërkaq, te pika e katërt, që jep urdhëresën, përmendet procedura e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb. Vetëm kjo përmendet. Çka nënkupton krejt kjo?

Vullnet Bugaqku: Kjo nënkupton sqarimin e asaj që Kuvendi nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur edhe kandidati, pra nënkryetari i propozuar nga radhët e komunitetit serb. Ky është konstatimi i këtij dispozitivi. Nuk ofron konstatim më të zgjeruar se është apo jo në tërësi zgjedhja e nënkryetarëve në përputhje me Kushtetutën. Thjesht, vetëm po sqaron që Kuvendi, si institucion, nuk është i konstituuar, sepse seanca e filluar më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, pasi duhet të zgjidhet edhe nënkryetari i komunitetit serb.

Për këtë arsye po them se duhet të pritet vendimi i plotë dhe arsyetimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, se si do ta sqarojë më tutje këtë dispozitiv në mënyrën dhe procedurën e mëtejshme se si duhet kryetari i Kuvendit ta zhvillojë seancën pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit dhe pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që ky vendim të publikohet i tërësishëm para apo pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit?

Vullnet Bugaqku: Duke marrë parasysh praktikën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse Rregullorja e Punës së Gjykatës Kushtetuese nuk përcakton ndonjë afat apo limit kohor se kur dhe brenda cilës periudhë duhet të publikohet njoftimi në Gazetën Zyrtare, praktika e deritanishme e jurisprudencës së Gjykatës ka pasur raste kur, brenda pesë ose deri në shtatë ditë, i ka marrë kohë Gjykatës që të publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare dhe në faqen e saj zyrtare.

Prandaj unë pres që deri në fund të javës, pra ditën e premte apo ditën e hënë të javës së ardhshme, edhe ky njoftim i plotë të publikohet me aktgjykimin e plotë dhe me arsyetimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk ka asnjë arsye apo ndonjë rrethanë që Gjykata ta vonojë më shumë se pesë ose shtatë ditë nga dita e shpalljes së këtij njoftimi.

Radio Evropa e Lirë: Në rast se e vonon…?

Vullnet Bugaqku: Në rast se e vonon, Gjykata duhet të arsyetojë faktin pse e vonon publikimin e këtij aktgjykimi. Mos të harrojmë se aktgjykimi si i tillë duhet të përkthehet në dy gjuhët zyrtare: në gjuhën shqipe dhe serbe. Ata e përkthejnë edhe në gjuhën angleze.

Dhe besoj se administratës dhe stafit të Gjykatës i nevojitet edhe pak kohë, për shkaqe teknike të përgatitjes së aktgjykimit të plotë dhe publikimit të tij në faqen zyrtare të Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.

Radio Evropa e Lirë: Në rast se publikohet para ose pas zgjedhjeve, a interferon kjo në një farë forme në zhvillimet lidhur me zgjedhjet?

Vullnet Bugaqku: Nuk mund të jap ndonjë konstatim të qartë lidhur me këtë çështje, mbase edhe mund të interferojë, por më shumë e kam vlerësimin se Gjykatës nuk duhet t’i interesojë fakti se Kosova gjendet në një proces zgjedhor lokal. Kjo është çështje kushtetuese dhe për këto çështje Gjykata ka për mandat dhe detyrim sa më të shpejtë të publikojë aktgjykimin e plotë, sepse, vetvetiu edhe me tri aktgjykimet e saj, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që sa më shpejt të konstituojnë Kuvendin duke respektuar Kushtetutën dhe aktgjykimet, të cilat vetë i ka krijuar, dhe vetë i ka ndërtuar si standarde të reja sa i përket formimit të Kuvendit të Kosovës.

You Might Also Like

Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë

Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern

Osmani: Lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është e pathyeshme

Nisma Socialdemokrate vazhdon fushatën zgjedhore në Mitrovicë

PDK kërkon besimin e qytetarëve për Shukri Bujën në Lipjan

Kosova Times September 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Ngritja e Universitetit të Prishtinës në Webometrics, lajm i mirë

Kosova Times Kosova Times July 21, 2024
Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur 256 aktakuza gjatë vitit
Bielamoeicz: Ish-shefi i BIA-s, Vulin me ideologji të Kremlinit
U aksidentua pesë ditë më parë, vdes këmbësori që u godit nga vetura
Gjenden dy trupa nga superjahti i fundosur në Itali
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?