By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tërmet i fuqishëm në Filipine, ndërtesa të shembura. Të paktën 60 të vdekur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tërmet i fuqishëm në Filipine, ndërtesa të shembura. Të paktën 60 të vdekur
Rajon / Botë

Tërmet i fuqishëm në Filipine, ndërtesa të shembura. Të paktën 60 të vdekur

Kosova Times
Last updated: 2025/10/01 at 10:03 AM
Kosova Times Published October 1, 2025
Share
SHARE

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 140 të tjerë janë plagosur në një tërmet të fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë në Filipinet qendrore, me zyrtarët që kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër ndërtesat e shembura këtë mëngjes.

Tërmeti goditi brigjet e qytetit Bogo në provincën Cebu në rajonin qendror Visayas pak para orës 22:00 sipas kohës lokale të martën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe shembjen e ndërtesave, përfshirë një kishë më shumë se 100 vjeçare.

Provinca Cebu, një nga destinacionet turistike më të njohura në Filipine, është shtëpia e 3.4 milionë banorëve. Aeroporti Ndërkombëtar Mactan-Cebu, porta e dytë më e ngarkuar e vendit, vazhdoi të funksiononte.

“Ne me të vërtetë kemi nevojë për ndihmë”

Tërmeti goditi më rëndë komunën e San Remigio-s. Në zonë është shpallur gjendje katastrofe për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave. Alfie Reynes, zëvendëskryetar i San Remigi-t, bëri thirrje për shpërndarjen e ushqimit dhe ujit për të evakuuarit, si dhe pajisje të rënda për të ndihmuar ekipet e shpëtimit.

“Po bie shi me rrëmbim dhe nuk ka energji elektrike, kështu që kemi nevojë për ndihmë, veçanërisht në pjesën veriore sepse ka mungesë uji pasi tubat e furnizimit u dëmtuan nga tërmeti”, tha Reynes për radion DZMM.

Pacientët e evakuuar

Në qytetin fqinj të Bogut, pranë epiqendrës së tërmetit, pacientët e spitalit u evakuuan dhe lëkundjet e forta pasuese detyruan shumë banorë të qëndronin në qendrat e evakuimit dhe në rrugë.

Agjencitë e monitorimit të tërmeteve vlerësuan thellësinë e tërmetit në afërsisht 10 kilometra dhe regjistruan disa lëkundje pasuese, më e forta prej të cilave ishte me magnitudë 6. Nuk kishte kërcënim për një cunami pas tërmetit.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times October 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina dhe mediet e jashtme përgenjeshtrojnë lajmin rus për humbjen e 600 trupave ukrainase

Kosova Times Kosova Times January 8, 2023
Reuters: Serbisë iu dhanë tre muaj për të gjetur një blerës për NIS, jo shtyrje e sanksioneve
OBSh: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit
Asllani vazhdon kontratën me Interin
Baerbock optimiste se do te ketë një zgjidhje për CEFTA-n
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?