By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Shumica kanë qenë në robëri që nga viti 2022’: 185 ushtarë ukrainas u kthyen në shkëmbimin e fundit
October 2, 2025
Gjykata e Lartë lë Veliajn në arrest me burg
October 2, 2025
Receta origjinale që bëri bujë e autores e cila vdiq disa ditë më parë
October 2, 2025
Sveçla në takim me delegacionin nga policia e Iowa-s,flasin për bashkëpunim
October 2, 2025
Francë: Kapiteni i cisternës “ruse” është i ndaluar
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Supremja e refuzon ankesën e LDK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Supremja e refuzon ankesën e LDK-së
Lajme

Supremja e refuzon ankesën e LDK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/10/02 at 5:34 PM
Kosova Times Published October 2, 2025
Share
SHARE

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

 

Supremja thotë se LDK-ja, si parashtruese e kësaj ankese, me pretendimet ankimore, nuk ka arritur që të vë në dyshim vendimin e ankimuar të PZAP-së, i cili, bazuar në aktgjykim është i drejtë dhe i ligjshëm, andaj, kjo Gjykatë, ankesën e paraqitur nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës, kundër vendimit të kontestuar, e refuzoi si të pathemeltë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa e kishte gjobitur me 5 mijë e 100 euro, kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pasi gjyqtarët e këtij paneli vendosën ta shpallin të pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të parashtruar kundër LDK-së për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre e Kandidatët, gjatë fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në ankesën e deponuar në PZAP nga Vetëvendosja, thuhet se Rama në mbledhjen e  jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal më 24 shtator, ku pikë e rendit të ditës ishte votimi i Projektbuxhetit për vitin 2026 ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit Komunal për të bërë fushatë për vete dhe për subjektin që përfaqëson.

“Ftoj qytetarët e kryeqytetit të reflektojnë, që me 12 tetor të ua tregojmë vendimin secilit asamblist që e ka bllokuar dhe vazhdon ta bllokoj këtë proces demokratik të zhvillimit dhe transformimit të kryeqytetit me votën e tyre, prandaj me 12 tetor urojmë ta kemi një shumicë me të cilën do ta vazhdojmë transformimin e qytetit ashtu siç kemi bërë këto 4 vite. Ju uroj ditë të mirë sot dhe fitore me 12 tetor”, është deklarata e Ramës, mbi të cilën është ankuar Vetëvendosje, e që sipas tyre, ai ka shfrytëzuar resurset shtetërore të nivelit lokal për qëllimin e fitimit të votave.

PZAP-ja, ka konstatuar se Rama, me këto veprime ka shkelur dispozitën e nenit 36 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pasi ka shfrytëzuar hapësirat e brendshme të komunës së Prishtinës, respektivisht foltoren e Kuvendit Komunal me qëllim të përfitimit të votave.

Prandaj, Gjykata Supreme thotë se, duke u nisur nga kjo gjendje e çështjes, i pranon si të themelta konstatimet faktike dhe qëndrimin juridik të PZAP-së.

You Might Also Like

Gjykata e Lartë lë Veliajn në arrest me burg

Sveçla në takim me delegacionin nga policia e Iowa-s,flasin për bashkëpunim

Hiqen shkronjat cirilike të simbolit të qytetit në Mitrovicën e Veriut

Avokati i Thaçit kërkon shtyrjen e afatit për dëshmitarët e rastit

Kurti në përurim të çerdhes: Fëmijët e tashmja dhe e ardhmja e shtetit

Kosova Times October 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Project”: Familja e Putinit zotëron pasuri të paluajtshme pranë Novo-Ogaryov

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Reagimi më i ashpër i SHBA-së kësaj radhe
Racionalizimi i agjencive të pavarura shihet si i domosdoshëm
Stojkoviq për Danas: Vuçiq e njohu Kosovën dhe e vetmja gjë që Vuçiq nuk e pranon është se ai e njohu Kosovën
Molnár’s Langos: Langos më të mira në Budapest
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?