Federata e Notit e Kosovës ka shënuar fitore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë lidhur me rastin Adell Sabovic.
Sabovic pretendonte kundërligjshëm të përfaqësonte Kosovën në Kampionatin Botëror të notit.
Në një deklaratë zyrtare FNK ka bërë të ditur për vendimin.
“Ju informojmë se Federata e Notit të Kosovës, me kryetar Agron Zeqiri, e përfaqësuar nga zyra e avokatëve Feka & Murati përmes avokatëve Fis Murati, Shkelzen Feka dhe Labinot Murati, fitoi rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, kundër Adell Sabovic, ku Federata e Notit të Kosovës ishte paditur padrejtësisht nga Adell Sabovic i cili kundërligjshëm pretendonte të përfaqësonte Kosovën në kampionatin botëror të notit në Doha, Katar. Ky vendim i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, nuk është fitore vetëm për Federatën e Notit të Kosovës, por për tërë sportin kosovar. Federata e Notit të Kosovës ju uron suksese sportistëve Eda Zeqiri dhe Mal Gashi të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të notit në Doha, Katar”, ka shkruar FNK në një komunikatë.