Në delegacion ishin Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, drejtori i Njësisë së Teknologjisë së Informacionit, Bashkim Perquku, dhe zyrtari i TI-së, Burim Hoxha, njofton zyra për informim e kësaj gjykate.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy gjykatave homologe në çështje administrativo-teknike, me fokus të veçantë në regjistrimin dhe administrimin e lëndëve, përdorimin e teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale, menaxhimin e aktiviteteve ndërkombëtare, si dhe komunikimin institucional dhe me publikun.