By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-diplomati Haziri, padi dhe kallëzim penal ndaj ministres Gërvalla dhe sekretarit Isma
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ish-diplomati Haziri, padi dhe kallëzim penal ndaj ministres Gërvalla dhe sekretarit Isma
Lajme

Ish-diplomati Haziri, padi dhe kallëzim penal ndaj ministres Gërvalla dhe sekretarit Isma

Kosova Times
Last updated: 2023/01/12 at 2:23 PM
Kosova Times Published January 12, 2023
Share
SHARE

Ish-diplomati Amir Haziri, ka ushtruar padi në gjykatë kundër ministres Donika Gërvalla-Schwarz, ndërsa ka bërë edhe kallëzim penal në Prokurori ndaj ministres por edhe ndaj Sekretarit të MPJD-së, Behar Isma.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se arsyeja për padinë ndaj ministres Gërvalla-Schwarz është “shkëputja e marrëdhënies time të punës zyrtare në MPJD”, vendim të cilin e ka quajtur “të kundërligjshëm dhe arbitrar”, ndërsa kallëzimin penal tha se e ka bërë ndaj ministres dhe sekretarit për rastin e “thyerjes së zyrës sime të punës”.

Ish-diplomati tregon se si disa javë para vendimit për shkëputje të marrëdhënies së punës, teksa ka qenë në pushim, atij i është thyer zyra dhe për këtë thotë se nuk e ka njoftuar askush.

Ndërsa shton se ministrja e MPJD-së ka trilluar dhe ka thënë të pavërteta për këtë rast.

“Fatkeqësisht, disa javë para vendimit për shkëputje të marrëdhënies së punës, isha në pushim pa pagesë dhe zyra ime ishte thyer kundërligjshëm dhe pa më njoftuar askush. Ministrja Schwarz, lidhur me këtë rast, është deklaruar disa herë publikisht dhe ka sajuar trillime dhe të pavërteta me qëllim të arsyetimit të thyerjes së kundërligjshme të zyrës”, deklaroi ai.

Ai thekson se në këtë zyrë, për të cilën thotë se një kopje të çelësit do të duhej ta këtë edhe Ministria, “si diplomat i karrierës për shumë vite, kam pasur dokumente zyrtare dhe të rëndësishme për fatin e të cilave nuk di asgjë”.

“Në këtë zyre, kam pasur mjete, të dhëna dhe gjësende personale (me vlerë materiale dhe jo materiale), të cilat asnjëherë nuk i kam pranuar dhe për fatin e tyre nuk di asgjë deri më sot. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për t’u shkarkuar nga përgjegjësia e zyrës dhe për të marrë gjërat e mia private, asnjëherë nuk kam pranuar përgjigje”, potencoi ish-diplomati Haziri.

Në këtë mënyrë, ai thotë se Ministrja dhe vartësi i saj, Sekretari i Përgjithshëm, “kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar dhe me vendimet dhe veprimet e tyre kanë kryer disa vepra penale për të cilat duhet të përgjigjen penalisht”.

“Pas shumë viteve punë dhe angazhim të palodhur në diplomaci dhe shërbimin e jashtëm të vendit, një trajtim të tillë jo dinjitoz dhe të paligjshëm nuk e kam pritur e as merituar. Sidoqoftë, do të vazhdoj të mbroj të drejtat e mia në të gjitha instancat gjyqësore, dhe do t’i deponoj të gjitha dëshmitë ku provojnë të kundërtën e asaj që thuhet nga Shwarz dhe vartësit e saj. Unë kam besim të plotë në përfundimin e suksesshëm të këtyre betejave ligjore”, deklaron Haziri në njoftimin e tij, duke bashkëngjitur edhe një copë të dokumentit që e dëshmon se kallëzimi penal veçse është bërë.

Rasti i thyerjes së zyrës së ish-diplomatit Haziri dyshohet të ketë ndodhur Incidenti ka ndodhur më 5 korrik, në kohën kur i njëjti gjendej në pushim pa pagesë.

Rrugëtimin e tij në diplomaci, Haziri e ka filluar në vitin 2013 si sekretar i parë për të shërbyer në misionin e Republikës së Kosovës në Serbi, ndërsa misioni i fundit ku ka shërbyer si këshilltar ka qenë në Zagreb të Kroacisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova Times January 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri francez i Mbrojtjes bëri thirrje për diskutimin e vendosjes së “forcave jo-bërthamore” në Ukrainë për të kontrolluar Rusinë

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Drejtoresha ruse e teatrit dënohet me 8 vjet burgim pasi postoi kundër Putinit
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, më pak në pikat tjera kufitare
Drejtori i ATK-së prezanton para anëtarëve të Odës Amerikane Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore
Bie besimi i maqedonasve ndaj institucioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?