Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin kjo lëndë është iniciuar dhe rasti po vazhdon të hetohet.

“Rr. Vicianum, Prishtinë / 02.10.2025 – 19:40. Më 04.10.2025 ankuesja f/k ka raportuar se burri i saj m/k është larguar nga banesa e saj dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e përcjellë nga Policia e Kosovës.