By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga masa për efiçiencë të energjisë, përfitojnë 200 familje në nevojë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Nga masa për efiçiencë të energjisë, përfitojnë 200 familje në nevojë
Ekonomi

Nga masa për efiçiencë të energjisë, përfitojnë 200 familje në nevojë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/05 at 8:45 PM
Kosova Times Published October 5, 2025
Share
SHARE

Rreth 200 familje në nevojë do të përfitojnë nga masa për izolimin e shtëpisë dhe masa të tjera të efiçiencës deri në vitin 2027. Kjo mbështetje do të ofrohet si rrjedhojë e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Danimarkës, për përkrahje në fushën e energjisë, që do të zbatohet nga UNDP në partneritet me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë? dhe Ministrisë së Ekonomisë.

 

Pak kohë para se të bien temperaturat në Kosovë dhe qytetarët të jenë të obliguar t’i ngrohin shtëpitë dhe banesat e tyre, Ministria e Ekonomisë ka filluar planet për mbështetje për ti mbështetur financiarisht familjet që kanë nevojë.

Në kuadër të mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve për ngrohje që shpenzojnë më pak energji elektrike, janë disa lloje të pajisjeve që Qeveria pritet t’i subvencionojë përfshirë këtu: kaldajat me biomasë, pompat termike, kondicionerët efiçientë dhe stufat individuale efiçiente me biomasë.

Ndërkohë, janë 200 familje në nevojë që do të përfitojnë nga masa për izolimin e shtëpisë dhe masa të tjera të efiçiencës deri në vitin 2027, në kuadër të projektit ?Rruga gjithëpërfshirëse dhe e drejtë drejt vitit 2030: E ardhmja e energjisë së gjelbër?. Kjo mbështetje do të ofrohet si rrjedhojë e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Danimarkës për përkrahje në fushën e energjisë, që do të zbatohet nga UNDP në partneritet me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Përfituesit janë identifikuar nga lista e përfituesve të Asistencës Sociale në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, mbi bazë të kritereve të përcaktuara nga ekspertët e institucioneve përkatëse.

Në këtë rast përparësi u është dhënë dy kategorive të familjeve, aty ku kryefamiljari është prind vetushqyes dhe familjeve që kanë persona me aftësi të kufizuar.

Brenda këtyre dy kategorive, janë zbatuar kriteret për përzgjedhje të familjeve që kanë brenda vetes më shumë pensionistë, më shumë persona me aftësi të kufizuara, familje me numër të madh të anëtarëve dhe atyre me më shumë anëtar nën moshën 18 vjeç, pa anashkaluar në këtë rast edhe familjet e komuniteteve jo shumicë.

Ky projekt, që synon të përfshijë deri 200 shtëpi nga lista e përfituesve të ndihmës sociale, deri në vitin 2027, vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt një sistemi energjetik më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për Kosovën.

You Might Also Like

INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri

Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë

Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall

Kokteje për mbrëmjet e ftohta

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Kosova Times October 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Në veri të Kosovës janë regjistruar 374 biznese, rreth 280 kanë paguar tatime

Kosova Times Kosova Times January 26, 2024
Nagavci u bën thirrje mësimdhënësve t’u kthehen shkollave: Greva ka humbur çdo kuptim
Vendimi i parë i autoriteteve të reja siriane do të jetë pezullimi i kushtetutës së shtetit dhe ata do të gjykojnë krimet e luftës
Cooper: Kosova e Serbia sikur kënaqën se kanë problem mes tyre
Sulmet masive ruse lënë miliona ukrainas pa rrymë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?