By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qorrolli nga Sarajeva: Kosova po e fiton betejën kundër korrupsionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qorrolli nga Sarajeva: Kosova po e fiton betejën kundër korrupsionit
Lajme

Qorrolli nga Sarajeva: Kosova po e fiton betejën kundër korrupsionit

Kosova Times
Last updated: 2025/10/06 at 6:54 PM
Kosova Times Published October 6, 2025
Share
SHARE

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka marrë pjesë sot në Konferencën Ministrore të Forumit të Berlinit, të mbajtur në Sarajevë, në panelin e nivelit të lartë të Ministrave të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor me temën: “Lufta kundër korrupsionit si nxitës i qeverisjes së mirë në Ballkanin Perëndimor”.

 

Qorrolli, në këtë konferencë ka theksuar se lufta kundër korrupsionit në Kosovë nuk është më një premtim, por një realitet që,sipas tij, po jep rezultate të matshme.

“Kjo luftë nuk është vetëm për drejtësi, por për dinjitetin e qytetarëve, stabilitetin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Korrupsioni nuk njeh kufij, por as integriteti nuk duhet të ketë kufij. Në një rajon me histori të përbashkët, bashkëpunimi për drejtësi është domosdoshmëri, jo zgjedhje,” ka thënë Qorrolli, deklaratën e së cilit e ka përcjellë përmes një njoftimi për medie, Ministria e Drejtësisë.

MD-ja thotë  zëvendësministri në detyrë, në Sarajevë paraqiti reformat që Kosova ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit, duke i vendosur sundimin e ligjit dhe integritetin publik në zemër të shtetndërtimit.

“Ai përmendi pakon e gjerë ligjore kundër korrupsionit, që përfshin Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë dhe Ligjin për Sinjalizuesit, si dhe procesin reformator të pakos ligjore në sistemin e drejtësisë, me theks të posaçëm ligjet për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e gjyqtarëve/prokurorëve, Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve – për të cilat në mars të këtij viti Komisioni i Venecias e ka dhënë dritën e gjelbër dhe të cilat sigurojnë hapin e mëtejshëm për realizimin e këtyre reformave”, thotë tutje në njoftim MD-ja.

Në fjalimin e tij, Qorrolli ka thënë se lufta kundër korrupsionit është edhe strategji ekonomike. “Nuk mund të ketë zhvillim pa integritet dhe sundim të ligjit”, ka thënë ai .

Atje, ai ka përmendur raportit më të fundit të Gallup ku Kosova është renditur e treta në botë dhe e para në Evropë për ndjenjën e sigurisë dhe besimit në institucionet e rendit dhe ligjit.

“Ky është një vlerësim që flet vetë: Kosova është sot një vend i sigurt, demokratik dhe me institucione që funksionojnë. Këto nuk janë vetëm numra, por besim i qytetarëve në drejtësi,” theksoi Qorrolli.

You Might Also Like

Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë

Arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja përcillet për në Shkodër, ku do të prehet në banesën e fundit

Dështon seanca ndaj Mujkës e Muzliukajt për mungesë të të akuzuarve

Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, gjyqtarët duan siguri

Infantino sot viziton Kosovën, dekorohet nga presidentja Osmani

Kosova Times October 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Guardiola e vlerëson formën e Interit

Kosova Times Kosova Times February 27, 2024
Pasuria e biznesmenit maqedonas nga lista e zezë, përtej kufijve
Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti
Pas incidentit në ndeshjen Prishtina – Trepça, ndeshjet do të luhen pa tifozë
Komuna e Mitrovicës Veriore: 300€ për fëmijët e 2024-tës, 500€ për çiftet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?