By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident në autostradën Lezhë-Tiranë, përplaset për vdekje nga makina 43-vjeçari
October 6, 2025
Tubim i PDK-së në Gjakovë
October 6, 2025
Nisma në Dobresh: Zëri i qytetarëve të Vitisë do të jetë zë i arsyes
October 6, 2025
Besa Shahini nis peticionin për ndryshimin ligjor për tatimin në pronë
October 6, 2025
Termokos nis furnizimin me ngrohje për QKUK-në
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Vuçiqi iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Vuçiqi iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë
Ballina 1Lajme

Osmani: Vuçiqi iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/06 at 6:58 PM
Kosova Times Published October 6, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në deklarimin para mediave pas Samitit, ka treguar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë me tentimin, siç tha Osmani, që ta prishte takimin.

 

Por, presidentja tha se në fund arritën që deklaratën ta miratonin me uninimitet.

“Sikurse edhe në takime tjera të Brdo- Brijunit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë me tentimin që ta prishte takimin, por arritëm në fund që ta miratojmë deklaratën e përbashkët me unanimitet dhe natyrisht për çdo propagandë që Vuçiqi synonte të prezantonte para pjesëmarrëseve, ne si Republikë kishim argumentet tona të fuqishme, argumentet në anën e së drejtës, argumente që janë fuqizuar e mbështetur edhe nga e drejta ndërkombëtare nëpërmjet mendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Osmani.

Tutje e para e shtetit të Kosovës ka treguar se brenda atij takimi, presidenti serb kishte ankesa për paktin që Kosova, Shqipëria e  Kroacia e kanë arritur në fushën e mbrojtjes.

Ajo tha se janë aleanca mbrojtëse nga rreziqet që vijnë nga të tjerë, në rastin e Kosovës, nga Serbia.

“Si Kosovë jemi pro bashkëpunimit rajonal, por në të njëjtën kohë do ta mbrojmë interesin tonë shtetëror, sovranitetin, integritetin territorial. Edhe pse Vuçiqi kishte ankesa për paktin tonë Kosovë-Shqipëri-Kroaci në fushën e mbrojtjes, ai mori rikonfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon një bashkëpunim të përbashkët që ka për qëllim mbrojtjen tonë. Përgjigjja ime ishte që në tërë historinë e ekzistencës tonë si komb asnjëherë nuk e kemi sulmuar askënd, asnjëherë nuk e kemi pushtuar askënd, gjithnjë e kemi mbrojtur vetveten dhe integritetin territorial. Aleancat tona janë aleanca mbrojtëse, për të na mbrojtur nga rreziqet që vijnë nga të tjetër, në rastin tonë, për Kosovën rreziku vjen nga Serbia, dhe natyrisht që ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë ushtrinë tonë me qëllim që të mbrohet çdo centimetër e territorit të Republikës dhe liria e fituar me mund e sakrificë”, deklaroi tutje Osmani.

Presidentja pati kritika për BE-në që ende vazhdon ta mbajë Kosovën nën masa.

“Përkundër të gjitha reformave Kosova ende mbetet  në sanksionet e BE-së, për të cilat askush nga shtetet anëtare nuk është i gatshëm të jap një arsye pse janë ende në fuqi edhe pse të gjitha kushtet janë plotësuar e njëkohësisht edhe pse aplikacioni ynë është dorëzuar për anëtarësim qysh në vitit 2022, deri tani, për shkak të disa shteteve anëtare as nuk është mandatuar Komisioni Evropian për tu marrë më çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën. Kjo na sjellë të konkluzioni që procesi nuk është i bazuar në merita, por ka zhvillime politike, konsiderata vetanake që shtetet anëtare nganjëherë i marrin parasysh për të përkrahur një shtet apo jo”, deklaroi Osmani.

E para e shtetit të Kosovës tha se në takim kërkoi mbështetjen e  Sllovenisë e Kroacisë si dy shtete anëtare të BE-së e shtetet fqinje që ta mbështesin e të jenë zëri i Kosovës që të hapet rruga drejt BE-së.

You Might Also Like

Aksident në autostradën Lezhë-Tiranë, përplaset për vdekje nga makina 43-vjeçari

Tubim i PDK-së në Gjakovë

Nisma në Dobresh: Zëri i qytetarëve të Vitisë do të jetë zë i arsyes

Besa Shahini nis peticionin për ndryshimin ligjor për tatimin në pronë

Gjykata e Lartë: Sinjal alarmi për sigurinë në gjykata

Kosova Times October 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Moda

Shayk duket mahnitëse me rroba banje të bukura pas festës me Leonardo DiCaprio në Coachella

Kosova Times Kosova Times April 18, 2023
UP-ja marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Robert J. Dole në SHBA
FT: Dhjetra tankere nga Rusia nuk mund të largohen nga Deti i Zi
Shpërthimi në Zubin Potok, Lajçak: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi
Vendet e NATO-s filluan përgatitjen e rrugëve dhe hekurudhave për transferimin e pajisjeve në rast lufte me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?