Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim drejtoren rajonale të UN Women për Evropë dhe Azi Qendrore, Belen Sanz Luque.
Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi u zhvillua në muajin, i cili përkon me 25 vjetorin e miratimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Me këtë rast presidentja Osmani theksoi progresin e Kosovës në avancimin e kësaj agjende, njëkohësisht duke rikonfirmuar angazhimin e vazhdueshëm për garantimin e sigurisë dhe paqes gjithpërfshirëse.
Për më tepër,presidentja Osmani vlerësoi lartë bashkëpunimin me organizatën UN Women, e cila ka kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta për barazi gjinore në Kosovë.
“Këto objektiva përfshijnë projekte për fuqizimin e të drejtave të grave, vajzave dhe personave me nevoja të veçanta, fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave, pjesëmarrjen e grave në jetën politike dhe publike, mbështetjen ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftërave, drejtësinë tranzicionale, si dhe fusha të tjera me rëndësi”, thuhet në njoftim.