Në një postim në Facebook, Sallahu thotë se sipas udhëzimit të ri, procesi i licencimit të administratorëve do të jetë i drejtë, transparent dhe i mbështetur në meritë, duke vendosur standarde të reja ligjore dhe etike.

Për herë të parë, provimi do të organizohet plotësisht në mënyrë elektronike përmes platformës e-Kosova, duke u larguar nga praktikat e vjetra burokratike dhe duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të drejtësisë.

Ministria nënvizon se profesionalizmi dhe integriteti mbeten parakusht kryesor për çdo avancim në këtë proces.