Në një ceremoni zyrtare presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka dekoruar kreun e FIFA-s, Gianni Infantinon.
I pari i futbollit botërorë, po viziton Kosovën, për të dytën herë në cilësinë e kreut të FIFA-s.
Presidentja Osmani pasi i uroi mirëseardhje Infantino-s, ajo e falënderoi për kontributin që ka dhënë kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit botërorë për zhvillimin e futbollit tonë nga pranimi i Kosovës në FIFA.
Osmani kujtojë edhe punën e madhe që kishte bërë legjenda e futbollit tonë, Fadil Vokrri.
“I nderuar presidenti Infantino, mirë se vini sërish në Kosovë. Mirë së vini në shtëpinë tuaj”, tha Osmani.