By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AAK premton zhvillim dhe projekte të reja për Klinën me Zenun Elezajn
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AAK premton zhvillim dhe projekte të reja për Klinën me Zenun Elezajn
Lajme

AAK premton zhvillim dhe projekte të reja për Klinën me Zenun Elezajn

Kosova Times
Last updated: 2025/10/08 at 9:53 PM
Kosova Times Published October 8, 2025
Share
SHARE

Bastion i pathyeshëm për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po konsiderohet komuna e Klinës me në krye Zenun Elezajn. AAK premtoi projekte për trajtimin e ujërave të zeza, subvencione në bujqësi, ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja, si dhe projekte për ngrohjen qendrore. Elezaj tha se Klinën do ta fitojnë pa balotazh.

 

Votën edhe për një mandat ua ka kërkuar banorëve të Klinës kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, Zenun Elezaj.

Para tyre, Elezaj dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shpalosën planin zhvillimor, i cili parasheh realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme për Klinën.

Haradinaj tha se në Klinë, Elezaj nuk ka konkurrencë.

“Të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë votë. Por ju tregoj se është e pamundur që dikush t’i afrohet këtij njeriu, nga ata që garojnë është e pamundur t’i afrohen Zenun Elezaj. Zenun Elezaj, që e njoh dhe që e kam parë, i kalon këta. Komuna e Klinës është vlerësuar më së larti nga auditori në bazë të punës që është bërë,” tha Haradinaj.

Ai theksoi se prapa Elezajt qëndron një ekip profesionistësh.

“Zenuni mund të vlerësohet edhe për punën ekipore. Nuk ka thënë vetëm ‘unë jam’. Profesori ka pasur shumë kujdes për të zgjedhur ekipën, për të punuar dhe për t’i besuar ekipës. Këta njerëz që garojnë e meritojnë votën tuaj. Më 12 tetor, mendoj se ju e keni më së lehti nga shumë komuna të tjera. Një është për ta zgjedhur, ai është Zenun Elezaj”, tha Haradinaj mes tjerash.

Ndërsa Elezaj deklaroi se me të në krye, për 8 vjet janë arritur suksese të mëdha në Klinë.

“Para 8 viteve, kur fillova garën për kryetar të Klinës, Aleanca në Klinë ishte përballë sfidave të mëdha. Në ato rrethana, me vizionin e drejtë, me besueshmërinë e qytetarëve te programi ynë dhe dëshprimin te qeverisja e atëhershme, kemi arritur të fitojmë në Klinë. Për 8 vjet ne kemi arritur suksese të mëdha dhe kemi dhënë shembullin më të mirë të qeverisjes lokale. Për 8 vjet kemi qeverisur me duar të pastra. Jemi shpërblyer si komuna më transparente,” deklaroi ai.

Elezaj premtoi projekte për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja, projekt për ngrohjen qendrore dhe subvencione në bujqësi.

“Do t’i ndërtojmë edhe 4 impiante të reja për trajtimin e ujërave të zeza. Do të investojmë në fabrikën e ujit të pijes. Do të bëhet ndërtimi i tranzitit të qytetit. Do të bëjmë hartimin e projektit për ngrohjen qendrore. Kemi ndërtuar 10 parqe në fshatra. Do të ndërtojmë edhe 20 parqe të reja. Kemi planifikuar të ndërtojmë shkollën e re në Zllakoqan. Do të ndërtojmë objektin shëndetësor. Do të investojmë në rregullimin e parkingjeve të reja, rregullimin e shtretërve të lumenjve, do të ketë subvencione në bujqësi,” shtoi Elezaj.

Klina është konsideruar si bastion i pathyeshëm për AAK-në.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times October 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdiq aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Genta Ismajli përfshihet në një aksident të rëndë në Amerikë
Parashikimi i motit ne Shqiperi, e martë, 7 janar 2025
Si po e avancojnë autoritarët strategjinë e tyre të dezinformimit
Presidentja Osmani në Çeki, takim me kancelarin Scholz e presidentin Macron
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?