“Të bekuar janë paqebërësit! Një moment përcaktues për paqen e cila është urgjente. Paqe që është vonuar prej kohësh”, ka shkruar në rrjetin social “X”, presidentja Osmani.

Ajo ka vlerësuar presidentin amerikan Donald J. Trump dhe administratën e tij për lidershipin dhe përkushtimin e treguar në përpjekjet për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët, si dhe për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për t’i dhënë fund vuajtjeve shumëvjeçare të popujve të pafajshëm.

Presidentja Osmani ka shprehur gjithashtu mirënjohje për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, për angazhimin e tyre të pandërprerë dhe rolin vendimtar në arritjen e këtij përparimi të rëndësishëm drejt paqes.

Ajo e ka bashkuar edhe një deklaratë të presidentit amerikan Donald Trump.