By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LVV në Kamenicë, Rahimaj premton investime në infrastrukturë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LVV në Kamenicë, Rahimaj premton investime në infrastrukturë
Lajme

LVV në Kamenicë, Rahimaj premton investime në infrastrukturë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/09 at 11:25 PM
Kosova Times Published October 9, 2025
Share
SHARE

Tubim përmbyllës Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur edhe në Kamenicë. Kreu i partisë, Albin Kurti, është shprehur i bindur se fitues edhe për një mandat do të jetë kandidati i tyre për kryetar, Kadri Rahimaj.

 

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur takimin përmbyllës në Kamenicë, ku kërkoi votën e qytetarëve për të qeverisur edhe për një mandat me këtë komunë. Kreu i këtij subjekti, Albin Kurti, tha se Kadri Rahimaj ka qenë shembull i qeverisjes së mirë, ndërsa premtoi se projekte të rëndësishme do të jetësohen me LVV-në në krye të Kamenicës.

“Projekti kryesor i mandatit të ardhshëm është rruga me 4 korsi Kamenicë- autostradë që e nxjerr komunën nga izolimi dhe hap rrugën për investime. Fermerët do të kenë qasje më të lehtë në tregje, qytetarët në lëvizje të lirë dhe sigurt. Ngado që shkoj Kadriun e marr si shembull pasi ai ka dhënë shtesë nga çfarë jep Ministria e Bujqësisë për blegtorët. Tani janë 85 blegtorë. Si qeverisje e Vetëvendosjes kemi investuar më së shumti në bujqësi dhe ushtri. Në të dyja mbi 300 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa Kadri Rahimaj që garon edhe për një mandat, premtoi investime në infrastrukturë, shkolla të sigurta e moderne, shërbime të reja për shëndetësinë, grante për bizneset e projekte tjera.

“Ne nuk po luftojmë për poste, ne po luftojmë për njerëzit. Për baballarët që nuk duan t’i dërgojnë fëmijët në kurbet. Për vajzat që mësojnë në parkun teknologjik, për të moshuarit që marrin barnat falas, për nënat që e lënë fëmijën në çerdhe me zemër të qetë e për ndërmarrësinë. Kamenica është një qytet, një familje. Dhe për familjen ne punojmë pa orar, punojmë me shpirt. Më 12 tetor ose i japim krah zhvillimit ose kthehemi në kohën e harresës. Zhvillimin e investimin nuk e ndalim për Kamenicën. Jo pengesa, jo propaganda e as viktimizim. Pragun tonë të dytë e ka përcaktuar numri 105. Të bëhemi gati të mbërrijmë 105 milionë euro investime për Kamenicën në mandatin e dytë. Qytetarë me votën tuaj vendosni që fëmijët të kenë më shumë mundësi dhe Kamenica më shumë zhvillim e besim”, ka shtuar ai.

Sipas Vetëvendosjes, më 12 tetor fitorja në Kamenicë do të jetë e thellë dhe e sigurt.

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

Kosova Times October 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Torres pas fitores ndaj Shqipërisë: Jemi një familje e bashkuar

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Në Mbretërinë e Bashkuar ata duan të vendosin kufizime të reja në shitjen e cigareve
Sërish pauzë në Ohër
Gazeta ruse rreth Dodikut: Pse Moska mund të mos i mbështesë planet e tij këtë herë?
Gjendet një amerikane me 10 plagë me thikë në shpinë. Autoritetet thonë se ishte një vetëvrasje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?