Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se ka nënshkruar sot dekretin, me të cilin mandaton Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti. Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim”, thuhet në njoftimin e presidentes Osmani.
Presidentja Osmani i ka uruar suksese Kurti, kryeministër në detyrë, ‘me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues”.