Besnik Osmani, kandidat i kësaj partie për kryetar të Fushë Kosovës, tha se nën qeverisjen e LDK-së, kjo komunë ka përjetuar zhvillim të madh. Ai tha se Fushë Kosova është bërë qendër e madhe urbane dhe qytet i cili është zhvilluar.

Përveç kësaj, me projektet që ofron Osmani u shpreh se Fushë Kosova do të vazhdojë të urbanizohet e rritet, si një qendër e rëndësishme.

Në prani të banorëve të Fushë Kosovës dhe rrethinës së saj, kandidati për kryetar të komunës nga LDK-ja, premtoi realizim te projekteve, në mënyrë të veçantë për këto fshatra dhe të tjerat, duke shtuar se një nga prioritet do të jetë turizmi. Prandaj ai edhe kërkoi përkrahjen e tyre.

“Ne kemi nevojë edhe për investime të reja. Në Sllatinë të madhe është urgjente çerdhja fusha e sportit, investimet e tjera në ambient, investime në Golesh, për sporte ekstreme. Turizmin do ta keni në Golesh dhe pishat në Sllatinë. Kemi inauguruar një sallë të sportit e cila me kapacitet më të mira e cila është ndërtuar nga buxheti i komunës pa asnjë ndihmë tjetër” , ka thënë ai.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje në Fushë Kosovës, të gjithë qytetarëve të komunave të tjera që duan të jetojnë në këtë qytet, Osmani tha se bashkë me ardhjen e tyre, edhe Fushë Kosova po zhvillohet ekonomikisht.

Në këtë tubim elektoral u tha se LDK-ja e ka brezin e ri të përgatitur, derisa u prezantuan edhe kandidatët për Kuvendin e Komunës së Fushë Kosovës nga kjo parti.