Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, për herë të parë në cilësinë e kryeparlamentarit të Kosovës, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale, në qytetin e Ferizajt.
Kryeduvendari u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, të cilin a i e ka quajtur festë të demokracisë.
“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme. Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie”.
Kreu i Kuvendit ka thënë se kështu dëshmohet pjekuria demokratike dhe dashuria e sinqertë për vendin.