Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar thirrjes së organizatorëve për një tubim mbarëkombëtar në Tiranë, me qëllim kërkesën për drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Gjykatën e Hagës.
Rama, në një postim në Facebook, ka bërë publike ftesën-thirrje, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive.
“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje… LIRIA KA EMËR. Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndryshe, Organizatat e Veteranëve të Luftës kanë publikuar një video ë rrjete sociale. Nëpërmjet saj kanë kërkuar përkrahje për protestën gjithëkombëtare të 17 tetorit, në orën 17:00, që do të mbahet në Tiranë.