By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe tre serb të tjerë do të gjykohen në mungesë për krime lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Edhe tre serb të tjerë do të gjykohen në mungesë për krime lufte
Uncategorized

Edhe tre serb të tjerë do të gjykohen në mungesë për krime lufte

Kosova Times
Last updated: 2025/10/15 at 4:05 PM
Kosova Times Published October 15, 2025
Share
SHARE

Pas njoftimit të paradites nga Gjykata Themelore për nisjen e gjykimit në mungesë për tre serb, kjo gjykatë ka njoftuar se po të njëjtën ditë, më 22 dhjetor do të nisë gjykimi edhe për tre serb të tjerë për veprën penale të krimeve të luftës.

 

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka bërë të ditur se për datën 22 dhjetor të këtij viti e ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në këtë çështje penale e cila ka për objekt shqyrtimin e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 14 maj të vitit të shkuar.

“Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë te pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës”, thotë Gjykata Themelore.

Kjo Gjykatë u ka bërë thirrje të pandehurve, Ljubomir Çimburoviq, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente. Njoftohen te pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do te mbahet ne Gjykatën Themelore ne Prishtinë, Pallati i drejtësisë Hajvali, Objekti D , Kati I, salla nr.27, me datë 22.12.2025 nga ora 09:30, nga Kryetari i Trupit Gjykues Leon Përlaska”, bëhet e ditur në komunikatën e Themelores në Prishtinë.

You Might Also Like

Receta me fasule

Protestë në Prishtinë për parkingje dhe hapësira të gjelbra

Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”

Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë

Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej

Kosova Times October 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Elementet e statusit të Kosovës që Serbia i pranoi

Kosova Times Kosova Times November 4, 2022
Panik ne Moske: Putin urdhëroi formimin e skuadrave speciale për të luftuar kundër tankeve perëndimore (VIDEO)
Subvencionimi i teksteve shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve
Përkushtimi për atdhedashuri po shndërrohet në islamofobi
Zelenskyy shqyrton mundësinë e shkarkimit të komandantit të forcave të armatosura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?