Një grabitje ka ndodhur në një market në Gjilan, ku sipas Policisë së Kosovës, një person i panjohur ka hyrë në objekt dhe, nën kërcënimin e thikës, ka grabitur paratë nga arka.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në momentin kur viktima ishte në vendin e saj të punës. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar gjatë incidentit.
Njësitë kompetente të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke zhvilluar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.