Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1896 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 kanë qenë me lëndime, ndërsa 22 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 15 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person në ndalim policor.