Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti theksoi se bashkëpunimi mes njerëzve dhe organizatave është kyç në kohët e sotme, duke e cilësuar atë të rëndësishëm për demokracinë, lirinë dhe paqen. Ai foli gjithashtu për arritjet dhe sukseset e qeverisë gjatë këtij mandati.

Në katër vitet e fundit, rritja ekonomike mesatare e vendit ka qenë rreth 6%, ndërkohë që, sipas FMN-së, Kosova pritet të mbetet vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon edhe këtë vit. Kjo është arritur falë dyfishimit të investimeve të huaja direkte, dyfishimit të eksporteve dhe uljes së papunësisë, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kurti foli gjithashtu për rëndësinë e lidhjes së arsimit me tregun e punës përmes sistemit dual, sipas modelit gjerman, si dhe përmendi liberalizimin e vizave që ka mundësuar lëvizjen e lirë drejt vendeve të zonës Shengen.

Bëhet e ditur se Kurti foli edhe për rolin e rëndësishëm të diasporës, veçanërisht në Gjermani, ku jetojnë rreth 600 mijë shqiptarë, të cilët shërbejnë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve.

Duke falënderuar Shoqatën Gjermane për Kombet e Bashkuara për vizitën dhe bashkëbisedimin në Kosovë, kryeministri Kurti uroi qëndrimin e tyre të jetë i frytshëm dhe produktiv.