Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Sanae Takaichin, e cila u zgjodh kryeministre e Japonisë. Osmani ka theksuar se Kosova e çmon miqësinë e qëndrueshme me Japoninë.
“Urimet më të përzemërta për Sanae Takaichin për zgjedhjen si Kryeministre e Japonisë. Kosova e çmon thellësisht miqësinë e saj të qëndrueshme me Japoninë – një partnere dhe aleate besnike e popullit tonë. Presim me padurim të bashkëpunojmë ngushtë me Kryeministren Takaichi për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të përbashkët,” ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Liderja e Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni, Sanae Takaichi, siguroi sot fitoren në të dyja dhomat e Parlamentit për t’u bërë kryeministrja e parë femër e vendit.
Takaichi u bë kryeministrja e 104-t e Japonisë.