By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dronët ukrainas sulmuan një fabrikë eksplozivësh dhe një kompleks të madh nafte
October 22, 2025
Putini do të shpërndajë 1.8 trilion rubla në kredi për vendet “mike”
October 22, 2025
Index: Koreografia e Delije përfundoi në OKB, diplomatja tha: “Në Serbi, ata nuk po i fshehin qëllimet …”
October 22, 2025
Krimi monstruoz trondit Kroacinë: Babai përdhunoi vajzën 267 herë, dënohet me 40 vjet burg
October 22, 2025
Policia e Kosovës: 1 aksident fatal dhe 21 të lënduar në 24 orët e fundit
October 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbetjet mortore në Hajvali, Hoti: Konfirmimi vetëm pas ADN-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbetjet mortore në Hajvali, Hoti: Konfirmimi vetëm pas ADN-së
Lajme

Mbetjet mortore në Hajvali, Hoti: Konfirmimi vetëm pas ADN-së

Kosova Times
Last updated: 2025/10/21 at 5:18 PM
Kosova Times Published October 21, 2025
Share
SHARE

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se në 24 lokacione në Kosovë janë gjetur mbetje mortore që mund t`u përkasin personave nga lista e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

 

Mbetjet eshtërore në Hajvali dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës. Megjithatë, Hoti ka theksuar se ky fakt nuk nënkupton domosdoshmërisht që mbetjet i përkasin personave të zhdukur, për shkak se konfirmimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas përfundimit të analizave të ADN-së.

“Në lokacionin që po punohet aktualisht janë gjetur mbetjet mortore të katër personave. Ky nuk është lokacioni i fundit pasi kemi edhe disa të tjerë, por vjen si rezultat i disa analizave dhe raporteve edhe një bashkëpunimi të mirëfilltë që kemi me organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq”, ka thënë Hoti.

Ai ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe familjarët, duke kërkuar që të mos nxitohet në përfundime. Hoti ka theksuar se raportimet në media kanë ngjallur shqetësime te familjarët, të cilët kanë pyetur për fatin e të afërmve të tyre.

“Ju lutem, familjarë dhe qytetarë, mos e merrni si të sigurtë që në ato lokacione janë të zhdukurit tuaj. Mbi 2500 lokacione janë gërmuar në Kosovë dhe procesi i ekspertizave kërkon kohë”, ka shtuar ai.

Hoti ka përmendur edhe faktin që gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime të shumta nga forcat serbe, duke përmendur se disa viktima janë varrosur në vende të ndryshme, madje edhe jashtë vendit. Ai ka bërë thirrje që familjarët të kenë durim për të marrë rezultatet e ekspertizave që janë në proces.

Ndërsa Kushtrim Gara tha se lokacionet ku janë gjetur mbetje mortore paraqesin sfida të mëdha për trajtim, pasi këto zona janë përdorur nga forcat serbe në përpjekjen për të fshehur gjurmët e krimeve.

Ai theksoi se mungesa e informacionit të besueshëm e bën punën më të vështirë dhe për këtë arsye çdo veprim duhet të kryhet me shumë kujdes dhe profesionalizëm për të shmangur gabimet.

Gara po ashtu bëri të ditur se ky lokacion është trajtuar edhe më parë, ku trajtimi i parë është kryer në tetor të vitit 1999.

“Megjithatë, në bazë të të dhënave të reja dhe të hollësishme, Komisioni ka konkluduar se është e nevojshme rikthimi në këtë vend për të marrë informacion shtesë dhe të dhëna plotësuese”, tha ai.

Ndërkaq, Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka thënë se dyshimet se mbetjet i përkasin periudhës së luftës së fundit janë “të bazuara”.

You Might Also Like

Index: Koreografia e Delije përfundoi në OKB, diplomatja tha: “Në Serbi, ata nuk po i fshehin qëllimet …”

Vjedhje të rënda e arrestime në Lipjan, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Shtime

Katër të arrestuar në Podujevë për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Kapen 2 kilogram kokainë, dy të arrestuar e 13 mijë euro të konfiskuara

Arrestohet një person në Shtime për vjedhje të rëndë

Kosova Times October 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Askush nuk e çmontoi politikën e Vuçiqit ndaj Rusisë si Times: Vulin dhe arratisja e aleatit të Putinit përmes Beogradit shembulli më drastik

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Zbulohet një magazinë kanabisi me llamba në Peqin
Helikopteri humb kontrollin dhe përfundon i ngecur në një ndërtesë
Abdixhiku: Qeveria po e ngulfat sektorin privat që ka nevojë për mbështetje dhe çmime të përballueshme të energjisë
BE: Kosova sa më shpejtë me reforma
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?