By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova e gatshme të pranojë qendrën britanike për migrantët, thotë Kurti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova e gatshme të pranojë qendrën britanike për migrantët, thotë Kurti
Ballina 1Lajme

Kosova e gatshme të pranojë qendrën britanike për migrantët, thotë Kurti

Kosova Times
Last updated: 2025/10/21 at 11:43 PM
Kosova Times Published October 21, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për Sky News se Kosova mund të shërbejë si qendër për migrantët e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, duke shtuar se vendi ndjen një “detyrim politik” për të ndihmuar Britaninë e Madhe, nëse mund të kapërcehen pengesat ligjore.

 

Kurti ka thënë se Kosova ka “kapacitete të kufizuara” me një popullsi nën dy milion banorë, por pret një “rezultat të suksesshëm” nga negociatat. Ai konfirmoi se janë duke u zhvilluar bisedime midis zyrtarëve të të dy vendeve për një marrëveshje kthimi për personat që u është refuzuar kërkesa për azil në Britani dhe presin dëbimin drejt vendit të tyre të origjinës.

“Ne duam ta ndihmojmë MB, e konsiderojmë këtë si detyrë miqësore dhe politike. Ka komunikim të rregullt midis ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë dhe juristëve për mënyrën se si të bëhet kjo në mënyrë të qetë dhe me përfitim të ndërsjellë”, tha Kurti për Sky News.

Ballkani Perëndimor – aleat kyç për MB

Media britanike shkruan se Sir Keir Starmer ka identifikuar vendet e Ballkanit Perëndimor si aleatë kyç në luftën kundër migracionit të parregullt, me 22,000 persona që përdorën këtë rrugë për të arritur në MB vitin e kaluar. Qeveria britanike ka nënshkruar marrëveshje për luftimin e grupeve të kontrabandës së njerëzve me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Kosova është shteti i parë që konfirmon bisedimet për qendrën e kthimit për Sky News, dhe diskutime të tjera pritet të zhvillohen në kuadër të samitit të kësaj jave.

Kosova kërkon mbështetje në siguri

Kurti tha për Sky News se Kosova dëshiron të marrë mbështetje në fushën e sigurisë – qoftë përmes marrëveshjeve strategjike, pajisjeve apo projekteve të përbashkëta. “Dy ekipet tona po punojnë për këtë, dhe besoj se do të kemi një rezultat të suksesshëm,” shtoi ai.

Nuk pritet që MB të bëjë kërkesë formale deri sa të zgjidhen çështjet ligjore, të cilat mund të jenë të ndërlikuara. Një marrëveshje e ngjashme e Italisë në vitin 2023 për migrantët në Shqipëri ka hasur pengesa ligjore dhe është pezulluar.

Eksperti i Ballkanit, Andi Hoxhaj nga King’s College, tha për Sky News: “Një marrëveshje e tillë nuk ka gjasa të ndodhë gjatë samitit. Megjithatë, mund të ketë një deklaratë që tregon se MB dhe një ose dy vende të Ballkanit Perëndimor janë afër arritjes së marrëveshjes.”

Marrëveshje të tjera të Kosovës

Sky News shkruan se Kosova ka ratifikuar marrëveshjen me Danimarkën për të pranuar 300 të dënuar nga burgjet e mbipopulluara daneze, që pritet të nisë në vitin 2027. Qendrat e kthimit dallojnë nga “përpunimi jashtë vendit” i propozuar nga konservatorët me planin për Ruandën. Personat do të dërgohen në qendrën e kthimit vetëm pasi kërkesa për azil në MB të jetë refuzuar dhe ata të presin deportimin.

Sipas Observatorit të Migracionit të Oksfordit, vetëm 3% e personave që kanë mbërritur me varka të vogla në periudhën 2018–2024, ose rreth 5,000 vetë, janë kthyer nga MB, megjithëse dëbimet e migrantëve të refuzuar nga të gjitha rrugët janë rritur vitin e fundit. (Sky News)

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times October 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Lajçak dhe diplomatët amerikanë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
BE paralajmëron se Rusia po tenton të pengojë dialogun Kosovë-Serbi
Paraqiten 11 raste të reja të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës
Fushata e egër me britma e sharje
Plenkoviç përballet me një vendim më të vështirë dhe më të rrezikshëm se kurrë: Ai përfshin Serbinë dhe sanksionet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?