Në takimin e mbajtur në Dallas, Shaip Kamberi ka ngritur shqetësimet për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke theksuar se diskriminimi sistematik, militarizimi i zonës dhe pasivizimi i adresave po rrezikojnë ekzistencën e tyre politike dhe shoqërore në Serbi.

“Pozita e shqiptarëve në Luginë mbetet e vështirë. Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja Kornizë e vitit 2001. Ndërkohë, pasivizimi i adresave po përdoret si mjet administrativ për fshirjen e shqiptarëve nga regjistrat civilë”, ka theksuar Kamberi.

Ai ka kërkuar angazhim më intensiv të SHBA-së në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, përmes monitorimit të situatës dhe mbështetjes institucionale, duke shtuar se “të njëjtat standarde që Serbia kërkon për serbët në Kosovë duhet të zbatohen edhe për shqiptarët në Serbi”.

Kamberi ka falënderuar kongresmenin amerikan për hapjen dhe mirëkuptimin e treguar ndaj çështjes së Luginës, duke theksuar se avokimi për barazi dhe drejtësi do të vazhdojë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët amerikanë.