By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas vjedhjes në Luvër, disa nga ekspozitat u transportuan në Bankën e Francës
October 25, 2025
Dmitriev: Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë “pranë një zgjidhjeje diplomatike”
October 25, 2025
Viktima civile dhe dëme nga sulmet në Belgorod, Dnipropetrovsk dhe Kiev
October 25, 2025
11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
October 25, 2025
Balotazhi i 9 nëntorit: LVV prin, pas saj LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe
October 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Brukseli: Pa qeveri funksionale, Kosova nuk mund të ecë drejt BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Brukseli: Pa qeveri funksionale, Kosova nuk mund të ecë drejt BE-së
Ballina 1Lajme

Brukseli: Pa qeveri funksionale, Kosova nuk mund të ecë drejt BE-së

Kosova Times
Last updated: 2025/10/24 at 3:41 PM
Kosova Times Published October 24, 2025
Share
SHARE

Mungesa e institucioneve funksionale në Kosovë po shihet në Bruksel si pengesë për rrugëtimin e vendit drejt strukturave evropiane, dhe rrjedhimisht edhe për mundësinë e vazhdimit të procesit të heqjes së masave.

 

Në një konferencë kushtuar zgjerimit, drejtori i përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian rikujtoi se në Kosovë nuk ka qeveri që nga muaji shkurt. Ai përmendi rastet e Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat, sipas tij, janë plotësisht të përqendruara në proceset e integrimit evropian, duke këshilluar autoritetet kosovare të ndjekin të njëjtin shembull.

“Këshilla ime për vendin është që të përqendrohet në këtë drejtim, sepse nëse nuk është plotësisht i angazhuar, është e vështirë të ecet përpara. Ne, në Komision, jemi në proces të heqjes së masave pas një diskutimi shumë të vështirë në Këshillin e BE-së vitin e kaluar. Ne do të ishim të gatshëm, natyrisht, të përgatisim një mendim mbi aplikimin për anëtarësim të Kosovës, por për këtë Këshilli duhet të na ftojë dhe mendoj se duhet të ketë një reflektim edhe në Kosovë pse Këshilli nuk po e bën këtë gjë”, tha Gert Jan Koopman, drejtor i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian.

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, kujtoi se Kosova nuk mund të trajtohet si vend pa qeveri, ndonëse ajo është me mandat të kufizuar. Ai theksoi se, përkundër shumë hapave të ndërmarrë, masat ndëshkuese ndaj Kosovës ende mbeten në fuqi.

“Këto masa nuk ishin përgjigje ndaj ndonjë regresi të Kosovës në proceset demokratike. Duhet t’ua kujtoj të gjithëve se këto masa erdhën pas një situate të veçantë në veri, e cila, nga perspektiva jonë, kishte të bënte me zbatimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin që institucionet po ruajnë rendin kushtetues”, theksoi ai,

Ndërkohë, disa ditë më parë Bashkimi Evropian konfirmoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale në vend po shihet si një sinjal pozitiv drejt heqjes së masave. Megjithatë, porosia nga institucionet evropiane mbetet e pandryshuar: fillimisht duhet të ndodhë bartja e pushtetit lokal, në mënyrë që të merret në konsideratë vazhdimi i procesit të heqjes së masave.

Për momentin, BE-ja ka larguar vetëm disa masa simbolike.

You Might Also Like

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm

Balotazhi i 9 nëntorit: LVV prin, pas saj LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe

Osmani: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregje

Kurti: Veprimi dhe bashkëpunimi qytetar fuqizojnë teknologjinë e hapur

KQZ certifikon listën e votuesve për raundin e dytë

Kosova Times October 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të hënën në Prishtinë fillon konferenca e tetë e sigurisë kibernetike

Kosova Times Kosova Times March 2, 2024
Shtrëngim në Moldavi: “Banda” dhe blerja e votave
Ukraina njoftoi ofertën e Putinit për “tokë në këmbim të paqes”
Donald Trump pranon emërimin e partisë si kandidat për president
Moti sot i vranët dhe me shi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?