By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNICEF dhe BERZH nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UNICEF dhe BERZH nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi në Kosovë
Lajme

UNICEF dhe BERZH nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/24 at 3:46 PM
Kosova Times Published October 24, 2025
Share
SHARE

Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar të premten një Memorandum Mirëkuptimi, duke hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit në fushën e efiçiencës së energjisë, zhvillimit të shkathtësive të të rinjve dhe përdorimit të të dhënave për politika të qëndrueshme.

 

Ky partneritet synon të fuqizojë të rinjtë si aktorë aktivë të ndryshimit në tranzicionin e gjelbër, të nxisë sipërmarrjen dhe punësimin e gjelbër, si dhe të forcojë bazën e të dhënave për vendimmarrje të informuar dhe investime në kapitalin njerëzor.

Memorandumi ndërtohet mbi partneritetin global mes UNICEF-it dhe BERZH-it dhe krijon në Kosovë një kornizë bashkëpunimi ndërsektorial, ku qeveria, sektori privat, shoqëria civile dhe të rinjtë punojnë së bashku për zhvillim të qëndrueshëm.

“Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm rinor dhe është në një moment kyç për të lidhur fuqizimin e të rinjve me tranzicionin e gjelbër dhe politikat e bazuara në prova,” u theksua në nënshkrimin e marrëveshjes.

Ky bashkëpunim e vendos Kosovën në pararojë të Ballkanit Perëndimor në ndërlidhjen e politikave të të rinjve me investimet e qëndrueshme dhe objektivat klimatike.

“Kosova gjendet në një moment unik, me një popullatë të re në rritje, një strategji që avancon objektivat për klimën dhe eficiencen energjetike, dhe me një rritje të fuqizimit të të rinjve në tregun e punës dhe jetën qytetare. Përmes këtij partneriteti, Kosova bëhet pioniere në Ballkanin Perëndimor, duke treguar se si iniciativat e fokusuara tek të rinjtë dhe të bazuara në prova, të harmonizuara me kornizat e investimeve të gjelbra, mund të përshpejtojnë përparimin”, thuhet në njoftim.

Të dy institucionet do të monitorojnë progresin, do të angazhojnë partnerë të rinj dhe do të shpërndajnë rezultatet, me synimin që modelet e suksesshme të zbatohen edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Bie guri mbi veturën në lëvizje në Rugovë, lëndohen prindërit me dy fëmijë

Pesë vjet marrëdhënie diplomatike Izrael-Kosovë, uron ambasadorja Ziv

Kosova Times October 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Deputetëve u kërkohet konsensus për dalje nga ngërçi politik

Kosova Times Kosova Times August 23, 2025
Në Çeçeni, njerëz të paidentifikuar qëlluan në një postë policie, dy sulmues u vranë
Sot zhvillohet votimi në përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë
Fotografitë më të mira nga Evropa sipas World Press Photo — 2024
Publikohen pamje të frikshme, gjithçka tregon diçka rrëqethëse (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?