Policia e Kosovës bën të ditur statistikat për veprimtarinë në 24 orët e fundit. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë raportuar 24 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,385 tiketa trafiku, ka arrestuar 31 persona, ndërsa 17 persona ndodhen në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit. Nuk ka persona në ndalim policor.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët për respektimin e rregullave të trafikut dhe ligjit, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve.




