Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.

Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit, njofton Zyra e Kryeministrit.