Në këtë mbledhje të Kryesisë do të ketë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit, si dhe diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për tri komuna.

“Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan, dhe Zubin Potok. Data: 30 tetor 2025, dita: E enjte, vendi: Salla C 301, koha: 14:00”, thuhet në njoftimin e përcjellë nga Kuvendi i Kosovës.