By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të do të largojnë brigadën nga Rumania!
October 29, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 29, 2025
“Stuhia e Shekullit” Shkatërron Xhamajkën, Mbërrijnë Pamjet. “Kujdes nga Krokodilët”
October 29, 2025
VIDEO: Droni rus drejtohet drejt një ekipi gazetaresh, ushtari ukrainas e qëllon me pushkë
October 29, 2025
Kartelet meksikane të drogës sulmojnë fermën e El Chapos me dronë
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata Speciale pa monitorim përkatës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykata Speciale pa monitorim përkatës
Lajme

Gjykata Speciale pa monitorim përkatës

Kosova Times
Last updated: 2025/10/28 at 10:08 PM
Kosova Times Published October 28, 2025
Share
SHARE

Në Gjykatën Speciale janë vërejtur parregullsi në proceset gjyqësore, që nuk mund të pasqyrohen plotësisht me monitorim përmes transmetimit të seancave. Ekspertët theksojnë se vetëm monitorimi fizik në sallë mund ta evidentojë realisht qasjen e palëve dhe parregullsitë në proces, monitorim që nxjerr raporte përkatëse më pas.

 

Mimika e ironizim të gjyqtarëve, pyetje sugjestive dhe parregullsi, madje edhe reagime të tyre në forma të ndryshme janë vërejtur në sallën e Gjykatës Speciale përgjatë proceseve gjyqësore. Ndaj këtyre veprimeve kanë reaguar edhe vetë të akuzuarit, ndonëse jo të gjitha veprimet e palëve shihen nga platforma e transmetimit ‘online’, për shkak të mungesës së monitorimit adekuat, ndërsa deri më tani mungojnë edhe raporte të organizatave ndërkombëtare që kanë monitoruar proceset në ish-tribunalet për krime lufte.

Nga këndvështrimi i ekspertëve të drejtësisë, monitorimi i Speciales kryesisht është bërë nga organizatat joqeveritare, madje edhe në baza vullnetare, pa mbështetje të shtetit dhe me mungesë fondesh, përfshirë edhe mediat, në mënyrë që gjithçka të përcillet në vazhdimësi nga salla e gjyqit, pasi monitorimi ‘online’ ka mangësi.

“Dallon monitorimi i IKD-së nga zyrat e saj përmes platformës elektronike nga ambientet e gjykatës speciale. Nuk jemi në gjendje me pa shumë ndodhi që ndodhin në sallën e gjykatës sepse aty kemi trupin gjykues, prokurorin, mbrojtjen. Nga aty shihet edhe përmes minikave qasja e gjyqtarëve, a janë të pavarur, a kanë qasje më diskriminuese apo qasje që i kapë vetëm monitorimi që është brenda sallës së gjykatës, që nuk mund të bëhet vetëm nga jashtë”, tha Ehat Miftaraj nga IKD.

Edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, nënvizon se monitorimi ‘online’ nuk e mundëson krijimin e një qasjeje objektive të gazetarëve, duke vënë në pah se rastet që i ka trajtuar Specialja deri më tani janë shoqëruar me probleme teknike, seanca të mbyllura dhe të redaktuara në masë më të madhe. Dhe kjo cenon parimin e transparencës dhe publicitetit, pavarësisht se Specialja është thirrur në kërkesat e dëshmitarëve gjoja për mbrojtjen e identitetit.

“Prezenca fizike dallon prej monitorimit ‘online’, sepse prezenca në sallë shpërfaqë edhe gjestet, mimikat e secilës palë në procedurë. Kohë pas kohe ka pasur edhe pengesa teknike të internetit etj., ndërsa me prezencë fizike këto lloj pengesash nuk ekzistojnë. Sa i përket raporteve kredibile të organizatave, deri më tani nuk kemi parë ndonjë publikim i cili i trajton të gjitha rastet veç e veç dhe për secilin rast me dalje të gjetjeve apo rekomandime për institucionet konkrete”, tha Amer Alija nga FDHK.

Organizatat që vazhdojnë t`i monitorojnë proceset gjyqësore online në Speciale, paralajmërojnë se do të dalin me raporte gjithëpërfshirëse, me aq sa kanë pasur mundësi t`i përcjellin. Ndërkohë nuk ka raporte nga organizatat e besueshme ndërkombëtare që monitorojnë proceset gjyqësore të cilat shpërfaqin edhe parregullsitë për Specialen.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë territorin

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Vendimet i jep gjykata! Pse goditet vetëm SPAK? Analisti: Politika e bën qëllimisht…

Osmani takoi Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë

Kosova Times October 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Hi-tech

Microsoft investon miliarda dollarë në ChatGPT

Kosova Times Kosova Times January 23, 2023
Drita kampione e Kosovës, Ferizaj fundos Suharekën
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pagesa të shpejta
Biden: Ne mbështesim fuqishëm sovranitetin e Ukrainës
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?