By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
I zhdukur që nga viti 1999, eshtrat e Rasim Koçit u varrosën në Çabrat
January 31, 2026
Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut
January 31, 2026
Feja dixhitale dhe debatet rreth rebelimit
January 31, 2026
Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle
January 31, 2026
Shpërthime në Iran
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK: Miratimi i buxhetit nga qeveria në detyrë, akt i paprecedent politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LDK: Miratimi i buxhetit nga qeveria në detyrë, akt i paprecedent politik
Ballina 1Lajme

LDK: Miratimi i buxhetit nga qeveria në detyrë, akt i paprecedent politik

Kosova Times
Last updated: 2025/10/31 at 1:23 PM
Kosova Times Published October 31, 2025
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2026 nga qeveria në detyrë, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të paprecedent politik dhe institucional, që sipas saj përbën përpjekje për “blerje votash dhe manipulim të procesit zgjedhor”.

 

Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook, LDK ka theksuar se ky vendim është marrë nga një “qeveri pa mandat dhe pa legjitimitet” vetëm pak ditë para mbajtjes së balotazhit të zgjedhjeve komunale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Në objektin e Qeverisë, një grup deputetësh që sillen edhe si ekzekutiv, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me aktgjykimet e fundit të Gjykatës Supreme, kanë miratuar një dokument pa vlerë juridike”, thuhet në reagim.

Sipas LDK-së, një veprim i tillë përbën “uzurpim të kompetencave shtetërore dhe keqpërdorim flagrant të buxhetit publik për interesa të ngushta partiake”.

“Asnjë qeveri në detyrë nuk mund të marrë vendime kaq madhore e afatgjata që prekin rëndë stabilitetin financiar dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka theksuar LDK.

Në reagim thuhet se përdorimi i buxhetit të shtetit si instrument elektoral është “i papranueshëm”, ndërsa çdo tentim për të shfrytëzuar mjetet publike për përfitime politike “cenon besimin e qytetarëve në procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve”.

“Asnjë euro e buxhetit nuk mund të shndërrohet në mjet për blerje votash, asnjë plan financiar nuk mund të shërbejë si mburojë për dështimet qeveritare”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e partisë.

Në fund, LDK bën thirrje për përgjegjësi institucionale dhe qeverisje transparente, duke theksuar se mirëqenia sociale dhe zhvillimi ekonomik duhet të bazohen në politika të qëndrueshme e jo në “spektakle populiste të orëve të fundit”.

“Kosova meriton institucione të ndershme, qeverisje me përgjegjësi dhe transparencë, jo improvizime të dëshpëruara dhe keqpërdorim të parasë publike”, përfundon reagimi i LDK-së.

You Might Also Like

I zhdukur që nga viti 1999, eshtrat e Rasim Koçit u varrosën në Çabrat

Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e rezistencës çlirimtare

Çipa: Kodi Penal i ri dhe “kurthi i statusit”: rrezik për gazetarët dhe investigimin

Delegatët e Kuvendit të LDK-së me qëndrime të ndryshme ndaj Abdixhikut

Abdixhiku zyrtarisht dorëzon dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Kosova Times October 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

AP: Përpjekja e Serbisë për të dërguar trupa në Kosovë do të thotë konflikt me NATO-n

Kosova Times Kosova Times May 27, 2023
Një gropë e madhe është hapur në një rrugë në Bangkok
Destinacionet më emocionuese për 2024: Nga Shqipëria në qytetin e uiskit dhe pyjet e thata të Madagaskarit
S’ka fitues në Gjilan, Prishtina mposht Feronikelin’74
Këshilltari shpirtëror i Trump: Trump nuk do të humbasë më kohë me gënjeshtrat e Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?