By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person në Pejë
December 22, 2025
Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike
December 22, 2025
Murali i Callas dhe portreti alegorik i qytetit
December 22, 2025
Debati në Parlamentin Turk mbi buxhetin – Video
December 22, 2025
Moment tronditës, dallgë gjigante përplasen mbi turisten që po pozonte për foto
December 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës
Lajme

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

Kosova Times
Last updated: 2025/11/03 at 12:56 PM
Kosova Times Published November 3, 2025
Share
SHARE

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për mos-transferimin e buxhetit të RTK-së nga ana e institucioneve përkatëse, buxhet ky që është miratuar me ligj qysh para një viti në Kuvendin e Kosovës.

 

Sipas këtyre sindikatave, këto vonesa në transferimin e buxhetit po e vënë në rrezik serioz funksionimin e transmetuesit publik dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë ekonomike e sociale të punëtorëve të mediumit publik, të cilët edhe sot, më datë 3 nëntor, janë pa paga dhe, rrjedhimisht, pa mundësi për të kryer obligimet ndaj bankave dhe ato ditore familjare.

“Përmes këtij veprimi po cenohet jo vetëm e drejta themelore e punëtorëve për pagë të rregullt dhe kushte të dinjitetshme pune, por edhe vetë pavarësia dhe misioni publik i RTK-së”, thuhet në reagimin e përbashkët të këtyre dy sindikatave.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës e konsiderojnë të papranueshme që një institucion publik, i cili mbart misionin kushtetues të informimit të qytetarëve, të vihet në pozitë pasigurie për shkak të mosveprimit institucional.

“Financimi i plotë dhe në kohë i RTK-së nuk është privilegj, por obligim ligjor dhe moral ndaj mediumit publik dhe atyre që çdo ditë mbajnë në funksion këtë institucion. RTK nuk duhet të shndërrohet në instrument të pazareve politike. Financimi i RTK-se nuk mund të mbetet peng i marrëveshjeve mes partive politike apo të përdoret për kalkulime politike. Si transmetues publik, RTK ka një mision të qartë: t’u shërbejë qytetarëve me informim të pavarur, profesional dhe të paanshëm”, thuhet tutje në reagim.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës i bëjnë thirrjen e fundit Kuvendit të Kosovës si themelues, Presidentes së vendit dhe Qeverisë në detyrë që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ekzekutimin e buxhetit të mbetur të RTK-së, në mënyrë që të shmangen protestat dhe grevat e punëtorëve në këtë periudhë kaq të ndjeshme për vendin, një javë para balotazhit të zgjedhjeve lokale dhe potencialisht disa javë para zgjedhjeve nacionale të paralajmëruara.

“Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës mbeten të vendosura në mbrojtjen e drejtave të punëtorëve te RTK-së dhe mbrojtjen e integritetit të transmetuesit publik, duke mos përjashtuar asnjë formë demokratike të reagimit sindikal në rast të moszgjidhjes së menjëhershme të kësaj çështjeje”, thuhet tutje në reagim.

You Might Also Like

Plagoset një person në Pejë

Akreditohet grupi i katërt i vëzhguesve, mijëra nga subjektet politike

Zgjatet orari i shërbimeve në Qendra për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Gjykata konstaton shkelje të së drejtës për gjykim brenda afatit

Shpallet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

Kosova Times November 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq i gatshëm të punojë për zbatimin e planit evropian

Kosova Times Kosova Times January 20, 2023
Rusia filloi stervitjet me “Caliber” në Detin Baltik
Policia: Përfundon e qetë e pa incidente protesta në Prishtinë
Një shpërthim gazi në një restorant në Kinë, dy persona humbën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën
E vërteta tmerron dështakët politikë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?