By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria renditet në pozitë të lartë për pushimet më të lira për vitin 2026
January 8, 2026
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra
Lajme

Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra

Kosova Times
Last updated: 2025/11/04 at 1:04 PM
Kosova Times Published November 4, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nominimit të Glauk Konjufcës, si mandatar i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për formimin e qeverisë, duke e quajtur procesin “shfaqje teatrale të mandatarëve pa numra, pa shumicë dhe pa legjitimitet demokratik”.

 

Në reagimin e tij publik, Abdixhiku thekson se Republika nuk mund të shërbejë si material loje për llogaritje të vogla elektorale, duke kërkuar që klasa politike të tregojë përgjegjësi dhe sinqeritet ndaj qytetarëve.

“Kjo shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik, duhet të marrë fund. Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale. Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka bërë thirrje që partitë të pranojnë realitetin politik dhe t’u tregojnë qytetarëve se aktualisht nuk ekziston shumicë parlamentare për formimin e qeverisë.

“Shiqoni qytetarët në sy e tregojuni se nuk ka shumicë. Secila parti shqiptare ka dhënë verdiktin politik, të deponuar tashmë në Presidencë. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mundësi për shumicë”, ka theksuar ai.

Kryetari i LDK-së kritikoi vonesat e procesit politik, duke thënë se zvarritjet e mëtejshme vetëm sa e thellojnë krizën në vend.

“A nuk ju duken mjaft 8 muaj vonesë në shtetin më të varfër në kontinent për t’i dhënë vonesa shtesë? Qëndrimi me çdo kusht në pushtet, edhe pa legjitimitet, nuk mund të jetë vlerë e re politike”, shtoi Abdixhiku.

Në fund, ai shprehu besimin se Presidentja e Republikës do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, duke theksuar se verdikti politik i partive tashmë i është bërë i ditur Presidencës.

“Dua të besoj se Presidentja do të deklarojë gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë Kuvend nuk ka shumicë parlamentare, dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik”, përfundoi Abdixhiku.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times November 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Parisi i gatshëm për hapjen e Lojërave Olimpike

Kosova Times Kosova Times July 26, 2024
Ballkani barazon edhe me Ferizajn
Sot përpjekja e 52-të për konstituivin e Kuvendit të Kosovës
Prishtinë: Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2, mbesin pa ujë të pijshëm
OKB: 2023 ishte viti më i keq për sa i përket numrit të vdekjeve të emigrantëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?