By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Beckeret: Marrëdhëniet me Kosovën do të jenë thelbësore për anëtarësimin e Serbisë
November 6, 2025
Çfarë shkruan agjencia shtetërore ruse për bisedën midis Vuçiçit dhe Zelenskit dhe municionet serbe në Ukrainë
November 6, 2025
GLPS: Ngërçi politik ka ndikuar në stagnimin e progresit të Kosovës
November 6, 2025
Flloi punën shërbimi në laboratorin e Toksikologjisë
November 6, 2025
Reagon Bajrami: Murati mbajti 46 ditë buxhetin e Prishtinës në sirtar
November 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!”
Rajon / Botë

“Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!”

Kosova Times
Last updated: 2025/11/06 at 10:53 AM
Kosova Times Published November 6, 2025
Share
SHARE
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025, e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton “Përpara me fakte – edukim dhe informim”, duke vënë theksin mbi nevojën urgjente për njohuri mbi temën e infertilitetit dhe informacion të qasshëm publik, i cili u jep mundësi njerëzve të bëjnë zgjedhje të informuara lidhur me shëndetin e tyre riprodhues.

Qyteti i Korçës

Qyteti i Korçës
Në kulmin e aktivitetit, për herë të parë, specialistë bullgarë në fushën e shëndetit riprodhues do të vizitojnë qytetin e Korçës në Shqipëri, për të bërë vizita falas për çdo person që ka vështirësi në rrugën drejt bebes së dëshiruar. Nisma është e Fondacionit “Dua bebe” dhe e “Shoqatës për miqësi bullgaro-shqiptare” në qytetin Korçë, me mbështetjen e Balkan Medical Clinic (BMC) dhe Fondacionit “Kujtesa Bullgare” të dr. Milen Vrabevski.
Datat janë 7, 8 dhe 9 nëntor, ndërsa vendi – Qendra Mjekësore BMC në rrugën “Nënë Tereza” në Korçë. Çdokush që dëshiron mund të regjistrojë orarin për vizitë në telefon +355 685 157 057 ose në shoqatabgal@gmail.com, info@iskambebe.bg. Nuk ka kufizime apo kërkesa të veçanta për pjesëmarrësit, por organizatorët këshillojnë secilin të ketë me vete dokumentacionin mjekësor personal të disponueshëm në momentin e vizitës.

Radina Vellçeva

Radina Vellçeva
“E quajtëm fushatën tonë ‘Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!’, dhe dua të shpreh mirënjohje të madhe ndaj Radios Kombëtare Bullgare për partneritetin mediatik tani dhe gjatë pothuajse 20 viteve me aktivitetet e fondacionit ‘Dua bebe’. Ju dhe ne, siç themi shpesh, jemi përkrah njëri-tjetrit në gjithçka që ndodh mbi këtë temë”, tha në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë Radina Vellçeva, themeluese e fondacionit “Dua bebe”, një grua që e ka përshkuar personalisht dhe me sukses rrugën e gjatë drejt fëmijës së dëshiruar me ndihmën e mjekësisë, dhe anëtare e Këshillit Publik të BNR.
“Gjithçka ndodhi falë miqve tanë nga ‘Shoqata për miqësi bullgaro-shqiptare’ në qytetin Korçë. Para disa muajsh dr. Milen Vrabevski na njohu me Jani Nikolla, i cili është themelues i shoqatës dhe sekretar i saj i përgjithshëm, dhe së bashku vendosëm të bënim një fushatë të tillë. E dini që Fondacioni ‘Kujtesa Bullgare’ organizon prej vitesh vizita mjekësore falas për bullgarët nga Shqipëria me identitet bullgar, të cilët tashmë marrin ndihmë profesionale të paprecedentë nga mjekët tanë. Dhe thjesht kjo mungonte në të gjithë këtë mozaik mirësish që ndodhin atje. Prandaj vendosëm që ne nga ‘Dua bebe’ së bashku me specialistët tanë të riprodhimit të asistuar të japim dorën tonë, dhe ky të jetë vetëm fillimi. Dy ditë para fillimit të vizitave janë regjistruar tashmë rreth 40 çifte me probleme riprodhuese në Korçë. Dhe ne premtojmë se pas disa muajsh do të vazhdojmë me këto vizita, por me specialistë të tjerë të riprodhimit të asistuar nga Bullgaria, të cilët, përsëris, do të marrin pacientët plotësisht falas dhe do të japin këshillat e tyre për trajtimin pasues dhe hapat e mëtejshëm. Dua të përmend edhe emrin e embriologes sonë Iskra Antonova, e cila së bashku me doktor Georgi Nikollov do të kryejnë edhe spermograma falas. Kështu që brenda javës pas vizitave, burrat gjithashtu do të mund të marrin informacion mbi aftësitë e tyre riprodhuese, gjë që sërish është një përkulje para mjekëve tanë dhe para të gjithëve që qëndrojnë pas kësaj kauze.”
Në krye të ekipit mjekësor në Korçë do të jetë dr. Georgi Nikollov, drejtues i Qendrës Mjekësore “ReproBioMed”, ekspert i njohur në fushën e shëndetit të grave dhe atij riprodhues, me përvojë të provuar dhe ekspertizë evropiane. “Ai është një nga mjekët me të cilët fondacioni ynë punon tashmë prej njëzet vitesh dhe është një person që është shumë i ndërgjegjshëm për problemet e çifteve me vështirësi riprodhuese,” thekson Radina Vellçeva. Në vizitat e ardhshme ajo është e bindur se kauza e tyre do të gjejë bashkëmendimtarë të tjerë në figurën e specialistëve nga Shoqata Bullgare për Sterilitet dhe Shëndet Riprodhues.
Sa serioz është problemi te ne dhe në Shqipëri? Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në Bullgari afërsisht 145 000 çifte kanë probleme riprodhuese. Mosha mesatare e gruas në lindjen e fëmijës së parë sipas të dhënave të NSI për vitin 2024 në Bullgari është 27 vjeç, ndërsa për BE-në është 29,4 vjeç. Në kryeqytetin Sofje mosha është 31 vjeç. “Kjo është shumë vonë nga këndvështrimi i orës biologjike të gruas”, shpjegon Radina Vellçeva. Në Shqipëri ndërmjet 15% dhe 20% të çifteve kanë vështirësi në konceptim, ose kjo i ndodh çdo çifti të gjashtë që ka vendosur të ketë fëmijë.
“Bullgaria është pjesë e statistikës së përgjithshme në Evropë dhe ajo është shumë shqetësuese – rezulton që çdo çift i gjashtë ka nevojë për mbështetje për të marrë fëmijën e dëshiruar. Jam plotësisht e bindur se kështu është edhe në Shqipëri, thjesht tani nuk mund të jap informacion nëse janë bërë studime sociologjike konkrete. Por të gjithë ne jetojmë në një botë që është e njëjtë, marrim frymë në të njëjtin ajër, hamë ushqim të ngjashëm, kështu që parakushtet që fëmija i dëshiruar të vijë me vështirësi janë të shumta dhe janë kudo. E vetmja gjë që mund të them si përparësi në këtë rast tani për fushatën tonë në Shqipëri është fakti që çiftet që regjistrohen për vizita janë më të reja, gjë që do t’u japë atyre një shans të madh për sukses.
Nuk kam reshtur ta them edhe përpara BNR, ju gjithashtu jeni pjesë e thirrjeve tona të vazhdueshme, që lindja e fëmijës në moshën e përshtatshme biologjike të gruas duhet të ndodhë deri në moshën 30-vjeçare – ndërmjet 23 dhe 30 vjeç. Për këtë paralajmërojnë edhe mjekët tanë. Shtyrja e një shtatzënie pas moshës 35–36 vjeç krijon probleme të konsiderueshme në rrugën e konceptimit. Dhe realisht, tani ajo që u themi miqve tanë që regjistrohen për vizita në Korçë është: ‘Jemi të sigurt që do të ia dilni, thjesht sepse jeni të rinj dhe kërkoni ndihmë në kohë.’ Këtë do ta përsëris sa herë që të kem mundësi, në mënyrë që njerëzit që na dëgjojnë të kuptojnë qartë se shëndeti ynë riprodhues është plotësisht në duart tona dhe është shumë, shumë i rëndësishëm të jemi të informuar për të. Kështu që, nëse keni partner dhe po mendoni nëse të keni apo jo fëmijë, dhe jeni 30 vjeç, unë – tashmë si nënë, si mike dhe si njeri që ka kaluar përmes gjithë kësaj gjëje këto vite – mund të them se nuk ka asgjë më të çmuar sesa të vendosësh të bëhesh nënë. Mos u vononi thjesht.”
Radina Vellçeva është kategorike se sot njerëzit shumë më lehtë dhe më shpejt i drejtohen specialistëve të riprodhimit dhe e pranojnë problemin e tyre. Ka një zhvendosje të theksit nga frika dhe turpi që ndienin çiftet me vështirësi në konceptim para 15 ose 20 vitesh, drejt informimit dhe vendimeve të marra në kohë nga çiftet e sotme. Prandaj edhe fjalët e saj për banorët e Korçës janë të thjeshta, por të mbushura me besim dhe dashuri.
“Mund të them vetëm se ne jemi miqtë e tyre të rinj, u zgjatim dorën dhe, çfarëdo që të ndodhë, nëse ata ndajnë me ne dhimbjen e tyre, ne do t’ua kthejmë atë në shpresë.”
Partner mediatik i misionit “Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!” është BNR. Një ekip i Radio Bullgarisë do të jetë i pranishëm në vend në ditët e caktuara për takimet me specialistët bullgarë dhe do t’ju bëjë të ndiheni pjesë e një tjetër vepre të mirë në Shqipëri./RB

You Might Also Like

Beckeret: Marrëdhëniet me Kosovën do të jenë thelbësore për anëtarësimin e Serbisë

Çfarë shkruan agjencia shtetërore ruse për bisedën midis Vuçiçit dhe Zelenskit dhe municionet serbe në Ukrainë

Kallëzim penal ndaj Radojçiqit e Ushtrisë Serbe për plagosje e rrëmbim

Angelina Jolie në Ukrainë, vizita u ndërpre nga sirenat e rrezikut ajror: Siguria e çoi në një strehë

Institucionet serbe heshtin për rastin e Vukashinoviq, policia e Kosovës akuzoi Xhandarmërinë, dëshmitari i Milan Radoiciq

Kosova Times November 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Letërsia e heshtjes së përditshme

Kosova Times Kosova Times July 11, 2025
KMDLNj: ZRrE dhunuesi më i madh i buxhetit familjar
Osmani takon Radev, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Osmani: Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale, themel i drejtësisë
Kurti: Takimi me opozitën ishte shumë i mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?