By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RTK në krizë, punëtorët protestojnë për pagat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RTK në krizë, punëtorët protestojnë për pagat
Lajme

RTK në krizë, punëtorët protestojnë për pagat

Kosova Times
Last updated: 2025/11/06 at 12:10 PM
Kosova Times Published November 6, 2025
Share
SHARE

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) protestoi para hyrjes së Radio Televizionit Publik për shkak të vonesave në pagesat e punonjësve.

 

Përfaqësuesi i sindikatës së RTK-së, Gëzim Bimbashi, tha se nuk po protestojnë për luks apo “për rritje të pagave”, por për një të drejtë themelore.

“Sot jemi këtu jo për luks, jo për rritje pagash, por për një të drejtë themelore që na takon me ligj. Në vend se të protestojmë për përmirësimin e kushteve të punës apo rritje të pagave, ne jemi të detyruar të dalim në rrugë për pagat që i kemi fituar me djersë dhe përkushtim. Në gjithë shtetin pagat janë ngritur, të paktën kështu thuhet, por në RTK punëtorët nuk po i marrin as ato që meritojnë për punën që bëjnë çdo ditë me shumë përgjegjësi. Kjo nuk është thjesht padrejtësi, është fyerje për punën dhe dinjitetin e secilit punëtor në RTK. Ndërkohë deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre rregullisht çdo muaj pa asnjë vonesë, por për ne punëtorët që mbajmë gjallë transmetuesin publik askush nuk është kujtuar”, theksoi Bimbashi.

Naile Dema-Selmani nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkoi që urgjentisht kryeministri në detyrë të alokojë pagat e punëtorëve të RTK-së.

“AGK-ja, natyrisht, edhe pa asnjë diskutim dhe hezitim është në përkrahje dhe solidarizim me kolegët tanë në RTK. AGK ka vetëm një kërkesë sot: Asociacioni kërkon në mënyrë urgjente dhe të padiskutueshme nga kryeministri në detyrë që të alokojë pagat për punëtorët e RTK-së, ta bëjë njësoj si herën e kaluar dhe kështu të ndërpritet presioni financiar ndaj punonjësve medial”, deklaroi Dema-Selmani.

You Might Also Like

Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm

Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë

KRU ‘Prishtina’: Në Batllavë e Badoc reshjet rritën nivelin e ujit

Osmani dekoron Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave

Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, kërkohet burgim i përjetshëm

Kosova Times November 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / BotëTema

Serbi goditi me thikë partneren shtatzënë për një arsye të çuditshme

Kosova Times Kosova Times June 18, 2024
AIP nënshkruan memorandum bashkëpunimin me Kroacinë
Trump bisedë me Erdoganin, diskutojnë për luftën në Ukrainë
Në meshën e Krishtlindjes, thirrje për paqe
Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?