By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia ndëshkon 329 shoferë për përdorim të telefonit në timon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia ndëshkon 329 shoferë për përdorim të telefonit në timon
Lajme

Policia ndëshkon 329 shoferë për përdorim të telefonit në timon

Kosova Times
Last updated: 2025/11/07 at 11:51 AM
Kosova Times Published November 7, 2025
Share
SHARE

Pas përfundimit të fushatës sensibilizuese që ka filluar më 06.10.2025, e cila ka pasur si moto “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon”, si dhe pas ligjëratave të mbajtura në shkolla dhe takimeve me qytetarët, Policia Rajonale e Ferizajt ka zbatuar masa represive ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit.

 

Përmes aktiviteteve të zhvilluara gjatë periudhës sensibilizuese, janë mbajtur ligjërata në shkolla, janë zhvilluar takime me qytetarët, dhe janë shpërndarë fletëpalosje informuese me mesazhe vetëdijesuese për rreziqet që sjell përdorimi i telefonit gjatë ngasjes. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ka qenë rritja e ndërgjegjësimit dhe parandalimi i aksidenteve në trafik.

Si rezultat i veprimeve të Policia Rajonale të Ferizajt, gjatë muajit tetor 2025 janë shqiptuar gjithsej 329 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

“Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo shpërqendrim, pasi edhe një sekond pakujdesie mund të ketë pasoja fatale”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kontrollet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Policia Rajonale e Ferizajt  ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje në trafik.

You Might Also Like

Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm

Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë

KRU ‘Prishtina’: Në Batllavë e Badoc reshjet rritën nivelin e ujit

Osmani dekoron Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave

Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, kërkohet burgim i përjetshëm

Kosova Times November 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pendarovski: Bullgaria mund ta përsërisë veton për integrim

Kosova Times Kosova Times April 21, 2024
Kanali televiziv RT France njofton mbylljen për shkak të llogarive të bllokuara
Si ka ndryshuar harta e Sirisë që nga fillimi i luftës në 2011: Nga 2020, status quo dhe një përmbysje e papritur
LVV: Çka mungoi për 20 vjet po bëhet për 3 vjet
Lukashenka fal 30 persona të dënuar lidhur me protestat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?