By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haxhi Avdyli: Sami Lushtaku po tenton ta shtrijë pushtetin e tij në gjithë Kosovën
November 8, 2025
Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat
November 8, 2025
‘Putini duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk mund të fitohet kurrë’
November 8, 2025
Tensione brenda PDK-së – Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK
November 8, 2025
Bashkimi Evropian do të krijojë një Qendër për Kundërshtimin e Dezinformimit Rus
November 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drenica mposht Ballkanin, Llapi ndalet nga Prishtina e Re
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Drenica mposht Ballkanin, Llapi ndalet nga Prishtina e Re
Sport

Drenica mposht Ballkanin, Llapi ndalet nga Prishtina e Re

Kosova Times
Last updated: 2025/11/08 at 3:23 PM
Kosova Times Published November 8, 2025
Share
SHARE

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 13-të në elitën e futbollit tonë.

 

Drenica ka arritur një fitore të madhe në shtëpi ndaj Ballkanit, duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Ekipi i Bylbyl Sokolit ka vazhduar formën pozitive në kampionat, duke regjistruar fitoren e dytë nga tri ndeshjet e fundit, ku ka edhe një barazim.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me një lojë e hapur dhe shumë raste për të dyja skuadrat, por portierët e të dy ekipeve refuzuan golin dhe rezultati 0-0 mbeti deri në pushim.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të rrezikshëm dhe konkretizuan rastet e tyre, duke shënuar dy gola.

Udoyen Akpan shënoi në minutën e 65-të për 1-0, ndërsa Kreshnik Uka dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të.

Pas këtyre golave, pavarësisht disa rasteve të tjera nga të dyja skuadrat, rezultati nuk ndryshoi dhe Drenica mori tri pikët e plota.

Me këtë fitore, Drenica ngjitet në pozitën e katërt me 18 pikë, ndërsa Ballkani mbetet i dyti me 23 pikë.

Në ndeshjet e ardhshme, drenicasit udhëtojnë te Dukagjini, ndërsa Ballkani do të presë Llapin.

Ndërkaq, Llapi është ndalur në barazim 1-1 në shtëpi ndaj Prishtinës së Re në duelin e luajtur në ‘Zahir Pajaziti’.

Skuadra e Tahir Batatinës nuk arriti të kthehet te fitorja në kampionat, duke mos shfrytëzuar avantazhin e terrenit vendas për të mposhtur mysafirët nga Hajvalia.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga disa raste për të dyja ekipet, por vetëm mysafirët arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Elvis Prençi shënoi në minutën e 14-të për epërsinë 0-1 të Prishtinës së Re.

Në pjesën e dytë, Llapi u hodh i gjithë në sulm dhe krijoi shumë raste për gol, por arriti të shënojë vetëm një herë.

Arianit Hasani barazoi rezultatin në minutën e 51-të për 1-1, rezultat që mbeti deri në fund të ndeshjes, duke bërë që të dy ekipet të ndajnë pikët.

Ky barazim e mban Llapin në garë për pozitat e mesit të tabelës, ndërsa Prishtina e Re mbetet në zonën e rrezikshme.

You Might Also Like

Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën

Arrestime në shkallë të gjerë janë duke u zhvilluar në Turqi, me gjyqtarë dhe zyrtarë të klubeve të dyshuar për trukim ndeshjesh

Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet vendimtare

Trepça mundet nga PAOK-u në një finish dramatik

Kosova Times November 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shtëpitë e sigurta, shtëpi të dyta për të mbijetuarat e dhunës në familje

Kosova Times Kosova Times May 5, 2024
Muja: Sa Vuçiqi, dëm ka bërë edhe opozita, s’rekomandoj tërheqjen nga veriu
Tahiri: Ç’është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?
51 aksidente trafiku dhe 23 persona të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit
Kurti viziton Gjermaninë, merr pjesë në Kongresin e SPD-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?