By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri
Ballina 1Lajme

Krasniqi: Ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri

Kosova Times
Last updated: 2025/11/10 at 3:19 PM
Kosova Times Published November 10, 2025
Share
SHARE

Një ditë pas balotazhit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja u konfirmua si partia më e votuar në Kosovë.

 

“Me 187,526 vota, PDK u konfirmua si partia më e votuar në Kosovë. Me 206 asamblistë të zgjedhur, mbetëm forca me përfaqësimin më të gjerë lokal në vend. Dhe me gjashtë komuna të fituara, Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik dhe Han i Elezit, PDK dëshmoi se suksesi ndërtohet mbi punë me rezultate dhe përfaqësim me dinjitet. Në katër prej ballafaqimeve direkte në balotazh me pushtetin qendror, ne i fituam tri prej tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se disa gara kanë qenë më të vështira, madje, siç ka thënë, edhe të pabarabarta.

“Por për ne, çdo përpjekje e ndershme është fitore në vetvete, sepse PDK nuk e mat suksesin vetëm me numra, por me qëndresën, qetësinë dhe përgjegjësinë me të cilat e përfaqëson qytetarin në çdo rrethanë”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që i hynë garës për kryetar komunash nën logon e PDK-së, por e veçoi njërin prej tyre.

“Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin e veçantë për mikun tim, yllin e kësaj fushate, Arian Tahirin në Mitrovicë, i cili, i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë, dinjitoze dhe të ngushtë deri në fund”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Ai ka falënderuar aktivistët e mbështetësit e PDK-së, dhe qytetarët që tha se me pjesëmarrjen dhe kulturën e tyre demokratike, i bënë zgjedhjet një shembull për rajonin dhe më gjerë.

“Partia Demokratike e Kosovës sot qëndron më e bashkuar, më e pjekur dhe më e përgatitur për sfidat që na presin. Në ditët në vijim, do të përqendrohemi në forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, në përmirësimin e qeverisjes lokale dhe në konsolidimin e strukturave tona anembanë vendit. Sepse ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri, kapitulli i bashkimit, rigrupimit dhe përgatitjes për fitoret e ardhshme”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

You Might Also Like

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë

KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Kosova Times November 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mbi 1.000 rusë të arrestuar në protestat kundër mobilizimit

Kosova Times Kosova Times September 21, 2022
Çeku e ambasadorja e Holandës Boven diskutuan për bashkëpunim
KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë
Biden iu përgjigj “jo” pyetjes për dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë
Nëse të djathtët fitojnë në Evropë dhe Trump në SHBA, a do të jetë gozhda e fundit në arkivolin e demokracisë dhe rendit të ri botëror?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?