By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria nis notë verbale ndaj Britanisë për gjuhën e përdorur ndaj migrantëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria nis notë verbale ndaj Britanisë për gjuhën e përdorur ndaj migrantëve
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria nis notë verbale ndaj Britanisë për gjuhën e përdorur ndaj migrantëve

Kosova Times
Last updated: 2023/01/16 at 3:44 PM
Kosova Times Published January 16, 2023
Share
SHARE

Shqipëria i ka dorëzuar të hënën notë verbale Britanisë së Madhe, për retorikën e përdorur nga zyrtarë të lartë britanikë, të cilën Tirana zyrtare e ka cilësuar “gjuhë urrejtëse dhe diskriminim” ndaj emigrantëve shqiptarë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se nota verbale i është dorëzuar ambasadorit britanik në Tiranë, Alaistar King Smith.

Ky reagim vjen pas deklaratës së ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick, i cili pak ditë më parë ka publikuar një video në Twitter, në të cilën ka theksuar se ka ndjekur personalisht momentet e dëbimit të disa shqiptarëve drejt Tiranës dhe i ka konsideruar disa prej tyre si kriminelë të rrezikshëm.

Xhaçka i është kundërpërgjigjur se është shokuar me këto deklarata, derisa gjuhën e përdorur nga ministri britanik e ka konsideruar si “linçim ndaj gjithë kombit”.

1/3 Shocked beyond words to hear a Minister of State in charge of Immigration use such language for some more miserable votes."Find the #Albanian,detain the #Albanian"! https://t.co/wu6NBQ25Qt

— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 14, 2023

Ajo ka thënë se në notën verbale që i është dorëzuar ambasadorit britanik, theksohet se “kjo retorikë e përsëritur cenon frymën pozitive të bashkëpunimit dypalësh, të konfirmuar në deklaratën e përbashkët mes kryeministrave Edi Rama dhe Rishi Sunak”.

Përmes këtij reagimi zyrtar kërkohet shmangia e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimi, si dhe vazhdimi i dialogut dhe bashkëpunimit mes dy vendeve për këtë dhe çështje tjera.

Pak kohë më parë edhe ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, i pati cilësuar shqiptarët si “kriminelë”.

Ndaj kësaj deklarate pati reaguar kryeministri shqiptar, Edi Rama, si dhe qindra shqiptarë patën protestuar në Londër.

Emigrantët e paligjshëm janë kthyer në problem serioz për Britaninë, dhe sipas zyrtarëve në Londër, katër në 10 emigrantë të paligjshëm janë shqiptarë.

Dy vendet kanë arritur një marrëveshje për këtë gjë, në dhjetor të vitit të kaluar.

Palët janë pajtuar për krijimin e një task-force për të frenuar këtë fenomen dhe për të zbatuar disa masa konkrete për ri-integrimin e emigrantëve që do të kthehen në Shqipëri.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times January 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Orbani njofton për krijimin e aleancës “Patriotët për Evropën”

Kosova Times Kosova Times June 30, 2024
Aktivistët dhe familjet e të vrarëve akuzojnë qeverinë iraniane për frikësim
REL: Shtetas maqedonas luftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner
Hapet seminari i mësimdhënësve të mërgatës
Tre marinsa amerikanë vdesin pas rrëzimit të avionit në Australi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?