Qeveria ukrainase ka shkarkuar Ministrin e Drejtësisë German Galushchenko, tha kryeministri sot, mes një hetimi për korrupsion në sektorin e energjise .
Kryeministrja Yulia Svirydenko sqaroi nëpërmjet Telegramit se një hetim për korrupsion është duke u zhvilluar në kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore ukrainase Energoatom .
Autoritetet ukrainase kanë ngritur padi ndaj shtatë personave në lidhje me ryshfet prej 100 milionë dollarësh që përfshijnë zyrtarë të lartë të energjisë.
Galushchenko, i cili më parë shërbeu si Ministër i Energjisë , është nën hetim, njoftoi ministria e tij të martën, pa specifikuar nëse kjo lidhet me hetimin për korrupsion që po zhvillohet nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NAB)
Zëri i Galushchenkos është kapur në një bisedë të regjistruar me disa nga të dyshuarit në këtë rast, e cila u publikua nga Komiteti Hetues, sipas një burimi të njohur me çështjen.
Galushchenko u pajtua me vendimin e qeverisë, duke thënë në një postim në Facebook se “pezullimi i detyrave të mia për kohëzgjatjen e hetimit është një skenar i civilizuar dhe i përshtatshëm”.
“Do ta mbroj veten në arenën ligjore dhe do ta vërtetoj qëndrimin tim”, shtoi Galushchenko pa dhënë detaje të mëtejshme rreth arsyeve të hetimit.




