By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Merz i kërkon Zelensky-t të ndërmarrë hapa ‘energjikë’ kundër korrupsionit
November 13, 2025
Izraelitët arrestojnë një djalë palestinez me autizëm dhe më pas e abuzojnë në burg
November 13, 2025
IKKL dokumenton dëshminë që ndryshoi historinë e Kosovës
November 13, 2025
OKB emëron danezin Peter N. Due si shef të ri të UNMIK-ut
November 13, 2025
Rafuna e ambasadori i Luksemburgut diskutojnë për mbështetjen e bizneseve
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestojnë punëtorët e RTK-së, paralajmërojnë grevë njëorëshe të hënën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Protestojnë punëtorët e RTK-së, paralajmërojnë grevë njëorëshe të hënën
Ballina 1Lajme

Protestojnë punëtorët e RTK-së, paralajmërojnë grevë njëorëshe të hënën

Kosova Times
Last updated: 2025/11/13 at 12:17 PM
Kosova Times Published November 13, 2025
Share
SHARE

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka zhvilluar sot një tjetër protestë para objektit të Radiotelevizionit të Kosovës, përmes së cilës ka njoftuar se të hënën do të mbahet një grevë njëorëshe në të gjitha njësitë e RTK-së.

 

Në protestë morën pjesë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kërkesat e punëtorëve të RTK-së.

Kryetari i SPERTK-së, Gazmend Bimbashi, në fjalimin e tij gjatë protestës, tha se gjendja në RTK është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa institucionet përgjegjëse vazhdojnë të heshtin përballë situatës së rëndë ekonomike të punëtorëve.

“Mbi 700 familje të punonjësve të RTK-së po përballen çdo ditë me probleme për mbijetesë. Presione nga bankat, vështirësi për të paguar faturat e energjisë dhe ankth i përditshëm për të ardhmen. Kjo nuk është më thjesht krizë ekonomike, është krizë dinjiteti,” deklaroi Bimbashi.

Ai theksoi se zgjidhja e kësaj situate mund të bëhet menjëherë me një vendim të vetëm të kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.“Mos i fusni punëtorët e RTK-së në beteja politike. Ne nuk jemi pjesë e asnjë partie, jemi punëtorë që kërkojmë atë që na takon me ligj,” shtoi ai.

Sipas kryetarit të SPERTK-së, nëse deri të hënën nuk jepen garanci për pagat, sindikata do të dalë me qëndrim zyrtar për bojkotimin e të gjitha ngjarjeve me karakter politik.

“RTK është pronë publike, është e qytetarëve të Kosovës, jo e partive politike. Ne do ta mbrojmë me dinjitet, unitet dhe vendosmëri,” tha Bimbashi. Ai theksoi se greva e paralajmëruar do të mbahet të hënën nga ora 11:00 deri në 12:00, ndërsa mund të zgjerohet me orë të tjera nëse kërkesat e sindikatës nuk plotësohen.

Sindikata u bëri thirrje të gjithë punëtorëve të RTK-së që të qëndrojnë të bashkuar dhe të respektojnë vendimin për grevë.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndajë buxhetin e RTK-së. Ai tha se BSPK është me punëtorët e RTK-së, pasi punëtorët e RTK-së po kërkojnë pagën e tyre.

Ndërsa Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së, ka kërkuar që urgjentisht qeveria në detyrë të veprojë njëjtë si disa muaj më parë dhe të ndahet buxheti edhe për tre muaj. Sipas tij, është e papranueshme që në këtë mënyrë të bëhet presion. Ai ka thënë se e përkrah edhe grevën e paralajmëruar, pasi ajo është një nga format e protestës.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, tha se SBASHK-u është me punëtorët e RTK-së dhe se do të jenë në krah të tyre. Ai tha se, ashtu siç janë gjetur mjete për studentët, po ashtu duhet të ndahet edhe buxheti që i takon RTK-së.

 

You Might Also Like

IKKL dokumenton dëshminë që ndryshoi historinë e Kosovës

OKB emëron danezin Peter N. Due si shef të ri të UNMIK-ut

Rafuna e ambasadori i Luksemburgut diskutojnë për mbështetjen e bizneseve

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Murati reagon për buxhetin dhe situatën në RTK

Kosova Times November 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Reagime për dhe kundër pas miratimit të rezolutës për Srebrenicën

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Këtë bimë e nxjerrni dhe e hedhni pa e ditur se është ilaçi më i mirë për mushkëritë
Rreziku i sulmeve nga jashtë: NATO nis stërvitjen më të madhe në dekada
Kurti me shoqatën më të madhe gjermane të biznesit mbi mundësitë e investimeve në Kosovë
Ballkani fiton në Gjilan, gara për titull bëhet shumë interesante
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?